• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
U KËRKUA NË PLATFORMËN E BASHKËQEVERISJES/ Nis ndërtimi i ujësjellësit të ri të Krujës. Balluku: Mbajtëm premtimin
Home
Ekonomi

U KËRKUA NË PLATFORMËN E BASHKËQEVERISJES/ Nis ndërtimi i ujësjellësit të ri të Krujës. Balluku: Mbajtëm premtimin

4 November, 2019 F.autor Ekonomi

Pak muaj më parë, përmes Platformës së Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al, një grup banorësh nga Bashkia e Krujës thirrën në interpelancë Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ku ngritën shqetësimin e tyre për mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm. Ministrja ju premtoi banorëve angazhimin maksimal për zgjidhjen e kësaj situate.

Katër muaj pas këtij premtimi, në Krujë ka nisur puna për ndërtimin e ujësjellësit, i cili do të sigurojë furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm për 17.500 banorë.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve, Alqi Bllako, inspektuan në terren nisjen e punimeve për këtë vepër.

Drejtori Bllako bëri të ditur detaje sa i takon këtij investimi, që parashikon ndërtimin e një depoje me kapacitet 500 metër kub si dhe ndërtimin e një rrjeti transmetimi prej 15.6 kilometrash.

“Ky është një projekt jetik për qytetin e Krujës, i cili i jep zgjidhje përfundimtare problemit të furnizimit me ujë, një problem i trashëguar në mbi 30 vite. Është gjetur një burim i ri, burimi i Vaomirës në vargmalet e Skënderbeut dhe do të ndërtohet një linjë e re 15.6 kilometra transmetimi, e cila do garantojë furnizim të pandërprerë 24 orë me ujë për 8 muaj të vitit, kryesisht gjatë muajve të lagësht, nga nëntori në qershor dhe një furnizim prej të paktën 16 orë në ditë për periudhën e thatë të vitit”, tha Bllako.

Ministrja Balluku vlerësoi angazhimin e qytetarëve, të cilët shqetësimin e tyre e shprehën në Platformën e Bashkëqeverisjes. Balluku tha se ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit për Bashkinë Krujë ishte planifikuar për t’u realizuar, por pas kërkesës së banorëve gjatë interpelancës, ky investim u përshpejtua në kohë.

“Ky është një rast që ne na erdhi përmes Platformës së Bashkëqeverisjes. Një grup banorësh të Krujës na kërkuan, për shkak të investimeve të munguara në disa dekada, ndërhyrje në rrjetin e ujësjellësit. Premtuam që do fillojmë ndërtimin në vjeshtë dhe e mbajtëm premtimin. Shpresojmë të mbyllet procesi, ashtu siç kemi premtuar, para fillimit të sezonit veror. Duhet t’ua dorëzojmë qytetarëve të Krujës sipas afatit, pasi flitet për një shërbim bazik, jetësor, siç është uji dhe të kesh burime të këtij mali dhe të mos kesh ujë në shtëpi, në qytet, është diçka e papranueshme”, u shpreh Balluku.

Nisur nga ky rast, por edhe nga shumë histori suksesi të tjera, që lidhen me Platformën e Bashkëqeverisjes, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që shqetësimet e tyre, apo edhe të komunitetit, t’i adresojnë në këtë platformë. Ajo siguroi për angazhimin e të gjithë strukturave të shtetit për t’i dhënë zgjidhje problematikave të adresuara nga qytetarët.

“Platforma e Bashkëqeverisjes duhet përdorur. Është një platformë funksionale ku çdo ministër, çdo drejtor, çdo nëpunës i shtetit merr informacion nga njerëzit dhe është i detyruar që t’i përgjigjet nevojës së tyre. Është një platformë, e cila duhet përdorur pasi është kontakti direkt me çdo institucion shtetëror dhe është kontakti direkt, ku ne arrijmë të kuptojmë sesi është performanca e institucioneve tona të varësisë dhe kush janë nevojat më të mëdha, që ka qytetari apo komunitete të tëra”, nënvizoi ministrja Belinda Balluku.

Ndërtimi i ujësjellësit të ri të Krujës do të sigurojë për 17.500 banorë, jo vetëm furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm, por njëkohësisht do të eliminojë humbjet dhe ndotjet e ujit në rrjet. Projekti parashikon gjithashtu edhe mbulimin me ujë të pijshëm të zonës së Sarisalltikut.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ''E LE ZEMRA SAPO DËGJON...''/ Besi na tregon frikën më të madhe të Xhensilës (VIDEO)
Previous article DUHET TI SHIHNI/ Ja cilat janë zhveshjet më të çmendura të Rita Orës (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE Ekonomi

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton Ekonomi

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et Ekonomi

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT