• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U KAPEN PAS AKSIDENTIT/ Ja kush është lezhiani që u përpoq të ndihmonte biznesmenit të fshihte armën (FOTO)
Home
Breaking News

U KAPEN PAS AKSIDENTIT/ Ja kush është lezhiani që u përpoq të ndihmonte biznesmenit të fshihte armën (FOTO)

4 June, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një biznesmen i njohur nga Lezha nuk u ka shpëtuar prangave të Policisë, pavarësisht përpjekjeve të dy personave të tjerë për të fshehur të vërtetën.

Astrid Nimani, 47 vjeç, banues në Lezhë, është arrestuar në flagrancë nga specialistët e seksionit kundër krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë për tri akuza. Ngjarja që çoi në arrestimin e biznesmenit ka ndodhur në orët e vona të së shtunës, ndërsa Nimani po udhëtonte me makinën e tij tip “Audi” në drejtim të Shëngjinit bashkë me dy miq të tij, Oltion Vuka, 39 vjeç, ndërsa D.M., 24 vjeç.

Ndërsa 47-vjeçari drejtonte makinën nën efektin e alkoolit ka humbur kontrollin e saj, duke u përplasur me një shtyllë në anë të rrugës në aksin Lezhë-Shëngjin e duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Në pak minuta pas përplasjes, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të policisë që kanë kapur papritur tre personat që ndodheshin në makinën “Audi”.

Në këto momente, biznesmeni Astrid Nimani i ka treguar njërit prej shokëve të tij se në makinë ka pistoletë dhe i ka kërkuar që ta fshehë atë. Por 24-vjeçari është pikasur nga policia duke kryer veprime të çuditshme dhe pas ndjekjes zbuluan se kishte hedhur armën në oborrin e një banese pranë vendit ku ndodhi aksidenti. Biznesmeni Nimani është arrestuar bashkë me mikun e tij, Oltion Vuka, ndërsa 24-vjeçari D.M, është shpallur në kërkim pasi iu arratis policisë.

“Arrestimi dhe shpallja në kërkim ndaj këtyre shtetasve u bë pasi shtetasi A.Nimani, në aksin rrugor Shëngjin-Lezhë, duke drejtuar mjetin tip “Audi” në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka pasur vetëm dëme materiale. Në momentin që ka shkuar policia në vendngjarje, shtetasi A.Nimani i ka dhënë armën e zjarrit tip pistoletë shtetasit D.M. për ta fshehur, e cila është gjetur e hedhur në oborrin e një banese aty afër, ku dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Shtetasi D.M. ka arritur të largohej, pasi veprimet e punonjësve të policisë për zbardhjen e së vërtetës janë penguar nga shtetasi O.Vuka’, bën të ditur Policia.

47-vjeçari Astrid Nimani rezulton se është një biznesmen i njohur në Lezhë pasi është pronar i “Ermiri Palace”, një resort turistik në bregdetin e Shëngjinit. Përveç hotelerisë, 47-vjeçari ka në zotërim dhe një klub ku gjatë verës ftohen të performojnë këngëtarë të njohur shqiptarë. Ndaj tij rëndojnë tri akuza, pasi përveç mbajtjes së pistoletës pa leje, ai ka kundërshtuar forcat e policisë.

“Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” janë akuzat e ngritura ndaj 47- vjeçarit. Ndërsa për mikun e tij, Oltion Vuka, rëndon akuza “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, ndërsa ndaj 24-vjeçarit të shpallur në kërkim rëndon vetëm akuza “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kryeministri i Jordanisë jep dorëheqjen pas protestave
Previous article MOS I HUMBISNI/ Ja cilat janë shenjat që paralajmërojnë migrenën

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT