• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U KAPËN PA MASKA NË RRUGË/ Policia gjobit 1173 qytetarë në ditët e para të vitit të ri. Ndëshkohen 5 persona që thyen orën policore
Home
Sociale

U KAPËN PA MASKA NË RRUGË/ Policia gjobit 1173 qytetarë në ditët e para të vitit të ri. Ndëshkohen 5 persona që thyen orën policore

5 January, 2021 Delo.autor Aktualitet, Sociale

U kapën pa maska në rrugë, policia gjobit 1173 qytetarë në ditët e para të vitit të ri! Ndëshkohen 5 persona që thyen orën policore

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollin në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave anticovid.

Gjatë ditëve të para të vitit 2021 janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1183 qytetarë që nuk kanë zbatuar masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë ditëve të para të këtij viti, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 1173 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 15 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar 5 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë konstatuar 5 qytetarë që lëviznin në rrugë pas orës 20:30, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.

Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër, Policia apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat anticovid.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS GAFËS SË PD-SË ME SHTËPITË E REJA/ Reagon Veliaj: Basha në situatë dramatike, por aspak serioze
Previous article FTESË NGA PRESIDENTI ERDOGAN/ Rama niset nesër për vizitë 2 ditore në Turqi

Delo.autor

Postime të ngjashme

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës Aktualitet

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK

E PËSOJNË KEQ/ Shisnin kokainë në një lokal, në pranga tre persona në Elbasan Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Shisnin kokainë në një lokal, në pranga tre persona në Elbasan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT