• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U KAPËN ME MIJËRA PAUND DHE…/ Dyshja SHQIPTARE habit me deklaratën gjatë arrestit
Home
Aktualitet
Kronikë

U KAPËN ME MIJËRA PAUND DHE…/ Dyshja SHQIPTARE habit me deklaratën gjatë arrestit

24 June, 2019 Lubjana.autor Aktualitet, Kronikë

Dy shqiptarë janë burgosur në total për 13 vite dhe muaj burg, pasi u kapën me 8.5 kg kokainë dhe rreth 17 mijë paund cash

Shpend Vata, 32 vjeç dhe Gentjan Murati, 34 vjeç, njëri banues në Londër dhe tjetrit në Hertfordshire, u arrestuan pas një hetimi të përbashkët nga Agjencia Kombëtare e Krimit. Vata u burgos për shtatë vjet e 10 muaj ndërsa Murati për gjashtë vjet.

Më 27 nëntor 2018, Vata mbërriti në Lancaster Road, Hitchin, në një makinë gri Volvo. Ai ishte parë duke hyrë në një banesë duke mbajtur një çantë shpine blu. Brenda pesë minutash, ai doli nga adresa dhe u ndalua nga policia. Atij ju gjetën 17 mijë paund në çantën e shpinës dhe një kg kokainë në sediljen e pasagjerit të Volvos.

Vata u tha oficerëve se thjesht po transportonte drogën dhe nuk ishte furnizues.

“Unë nuk pajtohem me arrestimin për posedim me qëllim furnizimin. Po transportoja drogën. Unë nuk po furnizoja askënd”, tha ai cituar nga mediat lokale britanike.

Pjesa tjetër prej 6 kg kokainë dhe disa telefona celularë u gjetën pas një kërkimi në shtëpinë e Vatës.

Zyrtarët ekzekutuan një urdhër kërkimi në banesën e Muratit në Lancaster Road, Hitchin. Ndërsa hynë në pronë, ai ishte në posedim të një kilogrami e gjysmë kokainë.

Vata dhe Murati u arrestuan për posedim me qëllim furnizimi të drogës së Klasit A dhe u deklaruar fajtorë në një seancë të mëhershme.

Matt McMillan nga Partneriteti për Krimin e Organizuar, tha:

“Vata dhe Murati u përdorën nga një grup i krimit të organizuar për të shpërndarë drogë të klasit A në të gjithë Londrën. Këta janë një hallkë e rëndësishme në zinxhirin e trafikut të drogës dhe duke ndërprerë aktivitetin e tyre, ne kemi një ndikim të vërtetë në aktivitetin më të gjerë të kriminelëve të organizuar”.

“Ne e dimë se këto banda mbështeten në rrjedhën e parave dhe konfiskimin e parave që është aq e rëndësishme për biznesin e tyre i ndalon ata të investojnë në aktivitete të tjera kriminale. Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndaluar grupet e krimit të organizuar dhe do të përdorim të gjitha mjetet në dispozicion për ne“.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JO VETËM NË FUNDJAVË/ Pushesit zgjedhin plazhin Seman në Fier, të rinjtë... (PAMJET)
Previous article SPEKTAKOLARE NË "MMA"/ "Knock-out" si ky ia vlen të shikohet disa herë (VIDEO)

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT