NCA e njohur si FBI-ja britanike, thotë se ka shkatërruar një grup kriminal shqiptarë, të cilëve iu kap kokainë e një cilësie të lartë me vlerë 506,000 stërlina si dhe dokumente të falsifikuara.
Cena është dënuar sot me shtatë vite burg ndërsa Markeci me 5 vite e 8 muaj burg.
Dorian Zili, 25 vjeç, për mbajtje të një dokumenti të falsifikuar u dënua me 6 muaj burg. Gjykata urdhëroi dëbimin e tyre në fund të shlyerjes së burgimit.
Denis Markeci po drejtonte një automjet tip VW Golf dhe përpara arrestimit për të shpëtuar përplasi makinën e tij më atë të policisë madje kundërshtoi me forcë ata.
Endri Cena, ka tentuar edhe ai ti shpëtojë arrestimit nga një shtëpi në Britton Gardens duke u hedhur nga dritarja.
Gjatë kontrollit të kësaj banese u gjetën dokumente të falsifikuara italiane dhe rumune 6,300 stërlina cash si dhe 6.3kg kokainë me vlerë 506,000 stërlina.





