• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U KAPËN ME ARMË DHE TENTUAN T’I IKNIN POLICISË/ Vihet në burg ushtari i Admir Tafilit dhe dy tjerët
Home
Aktualitet
Kronikë

U KAPËN ME ARMË DHE TENTUAN T’I IKNIN POLICISË/ Vihet në burg ushtari i Admir Tafilit dhe dy tjerët

14 July, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Sarandës ka lënë në burg 3 persona, të cilët lëvizin me armë në një automjet luksoz të premten në mbrëmje. Me kërkesë të Prokurores Hava Memko, Gjyqtari Fatmir Ndreu caktoi sot masën e sigurisë “Arrest në burg” për 27-vjecarin Endrit Doku, 27-vjecarin Ervis Cukali dhe 21-vjecarin Imer Gega, të tre nga Kamza.

Ata u ndaluan mbrëmjen e së premtes nga efektivët e forcave “Shqiponja” të Komisariatit të Sarandës, në rrugën “Butrinti”, teksa lëviznin me një automjet luksoz “Porsche” Panamera. Njëri prej tyre, pikërisht Endrit Doku, tentoi t’i largohej kontrollit duke u hedhur në det bashkë me çantën që mbante në krah.

Ai u arrit të kapej nga skafi i policisë kufitare Sarandë, ndërsa një polumbar gjeti në thellësi çantën bashkë me armën e zjarrit pistoletë brenda saj. Ndaj tij policia ngriti akuzën “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit” dhe “kundërshtim i punonjësit të rendit publik.

Ndërsa dy të tjerët u arrestuan për akuzat “moskallëzimi i krimit” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Cukali ndërkohë rezultoi person në kërkim prej dy vitesh për “sigurim i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake”, për një ngjarje të ndodhur në Fier ku u zbuluan 21 kg tritol.

Kujtojmë se Ervis Cukali ishte person në kërkim nga policia, ndërsa njihet si ushtari i Admir Tafilit i dënuar me burgim të përjetshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK NDALET LUFTA/ Ushtria izraelite vijon sulmet në Rripin e Gazës: Kemi goditur 100 objektiva terroriste
Previous article PARANDALOHET NGJARJA E RËNDË NË DOBRAÇ/ Kanosi fqinjin duke qëlluar me pistoletë, vihet në pranga 41-vjeçari

s.autor

Postime të ngjashme

AFERA “PARTIZANI”/ Apeli i GJKKO rrëzon Argita Berishën dhe dhëndrin, lë në fuqi sekuestron e 25 pasurive Aktualitet

AFERA “PARTIZANI”/ Apeli i GJKKO rrëzon Argita Berishën dhe dhëndrin, lë në fuqi sekuestron e 25 pasurive

VUANTE DËNIMIN ME BURG NË FIER/ Ndërron jetë 52-vjeçari i shpallur fajtor për vrasje në '97, shkak dyshohet një problem kardiak Aktualitet

VUANTE DËNIMIN ME BURG NË FIER/ Ndërron jetë 52-vjeçari i shpallur fajtor për vrasje në '97, shkak dyshohet një problem kardiak

AKSIDENT I FRIKSHËM NË ELBASAN/ Përplasen dy furgonë, makina e trajleri! Një i plagosur (PAMJET) Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË ELBASAN/ Përplasen dy furgonë, makina e trajleri! Një i plagosur (PAMJET)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT