Shqiptari dhe e dashura rumune bëhen për ujë të ftohtë kur policia i kapi tek “baza” e tyre
Një i ri shqiptar është vënë në prangat e policisë së bashku me të dashurën e tij rumune. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave, 40 vjeçari shqiptari (emri i të cilit nuk dihet ende) dhe e dashura e tij 24 vjeç nga Rumania u ndaluan në Livorno të kapur në flagrancë duke shitur lëndë narkotike.
Sipas mediave italiane, kanë qenë banorët e zonës që kanë denoncuar në polici shqiptarin dhe të dashurën e tij pas dyshimeve se trafikonin lëndë narkotike.
Gjatë kontrollit në banesën e tyre, mësohet se janë zbuluar dhe sekuestruar 350 gramë heroinë, 2500 euro cash dhe bizhuteritë të cilat ata i kishin vjedhur në një hotel në Firenze dhe kishin vlerën e 7 mijë eurove.
Sipas policisë italiane, shtëpia e çiftit shërbente si streha ku paketohej dhe më pas shitej lënda narkotike, kryesisht heroinë dhe kokainë./express


