• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U KAP ME MBI 13 KILOGRAM KANABIS/ Arrestohet 26-vjeçarja në Malësinë e Madhe, shpallet në kërkim bashkëshorti
Home
Aktualitet
Kronikë

U KAP ME MBI 13 KILOGRAM KANABIS/ Arrestohet 26-vjeçarja në Malësinë e Madhe, shpallet në kërkim bashkëshorti

20 October, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë një 26-vjeçare, pasi kjo e fundit u kap në një ambient të përshtatur për tharjen e kanabisit në Malësinë e Madhe.

Gjatë ndërhyrjes janë sekuestruar rreth 13 kilogramë kanabis në forma të ndryshme, në proces tharjeje.

Po ashtu autoritetet kanë shpallur në kërkim bashkëshorti i të resë, i cili dyshohet se ka qenë po ashtu i përfshirë në këtë veprimtari.

Njoftimi i policisë:

Malësi e Madhe/Kontrolle intensive në ambiente të mbyllura, për të konstatuar dhe goditur rastet e kultivimit/tharjes së bimëve narkotike, në këto ambiente.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bratosh”, zbulohet një ambient i përshtatur për tharjen e bimëve narkotike cannabis sativa.

Arrestohet në flagrancë një 26-vjeçare, si dhe vijon puna për kapjen e bashkëshortit të saj, autorë të dyshuar të këtij rasti.

Sekuestrohen mbi 13 kilogramë cannabis sativa, në forma të ndryshme, në proces tharjeje.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve nga inteligjenca policore, për përshtatjen e një ambienti në fshatin Bratosh, për tharjen e bimëve narkotike, të siguruara në vijim të punës intensive anticannabis, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bratosh”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasja V. V., 26 vjeçe, si dhe u shpall në kërkim bashkëshorti i saj, shtetasi A. V., 29 vjeç.

Nga kontrollet në ambientin në afërsi të baneses së këtyre shtetasve, të përshtatur për tharjen e bimëve narkotike cannabis sativa, shërbimet e Policisë gejtën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, mbi 13 kilogramë bimë/lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, në forma të ndryshme, në proces tharjeje.

Vijon intensivisht puna për kapjen e shtetasit A. V.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENTOI TË VRISTE 16-VJEÇARIN/ Zbardhet dëshmia e 18-vjeçarit: Më ngacmonte të dashurën, e qëllova me kallashnikov
Previous article "DO TË VRAS DHE DO TË HEDH DJALIN NGA DRITARJA"/ Flet 25-vjeçarja që plagosi bashkëjetuesin: I mora thikën nga dora

s.autor

Postime të ngjashme

HUMBI JETËN NJË I MITUR/ Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës Aktualitet

HUMBI JETËN NJË I MITUR/ Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

ARRESTIMI I TË SHUMËKËRKUARIT MOISI HABILAJ/ Policia jep detaje: Person me rrezikshmëri. Në pranga ra edhe një 46-vjeçar Aktualitet

ARRESTIMI I TË SHUMËKËRKUARIT MOISI HABILAJ/ Policia jep detaje: Person me rrezikshmëri. Në pranga ra edhe një 46-vjeçar

E RËNDË NË TIRANË/ Efektivi i policisë vetëvritet me armën e shërbimit, policia jep detaje Aktualitet

E RËNDË NË TIRANË/ Efektivi i policisë vetëvritet me armën e shërbimit, policia jep detaje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT