• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U KAP ME KOKAINË/ Lirohet nga qelia kandidati për deputet i ‘Nisma Shqipëria Bëhet’
Home
Aktualitet
Kronikë

U KAP ME KOKAINË/ Lirohet nga qelia kandidati për deputet i ‘Nisma Shqipëria Bëhet’

8 May, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ergys Isufi, kandidati për deputet i Nismës Shqipëria Bëhet, u ndalua një ditë më parë nga policia, pasi gjatë një kontrolli iu gjet një dozë kokainë.

Burimet thanë se Isufi, i cili udhëtonte drejt Borshit për një miting elektoral, u lirua nga ambientet e Policisë së Sarandës rreth orës 22:00 të mbrëmjes së 7 majit.

Policia nuk ka dalë ende me një deklaratë zyrtare lidhur me ndalimin e tij dhe nuk ka dhënë informacion nëse ndaj tij është ngritur akuzë.

Detajet e ngjarjes

Isufi, i shoqëruar nga një person tjetër i mitur, ishte ndaluar teksa udhëtonte nga Saranda drejt Borshit. Gjatë kontrollit, ai tentoi të largohej, por u ndalua dhe u neutralizua nga forcat e policisë. Burimet e raportuan se ai kishte me vete një dozë kokainë, për të cilën dyshohet se ishte për përdorim vetjak.

Njëkohësisht, policia ka ushtruar kontrolle edhe në banesën e Isufit, por sipas informacioneve, nuk është gjetur asnjë send tjetër që të jetë në kundërshtim me ligjin.

Shtabi elektoral i Nismës Shqipëria Bëhet ka reaguar, duke e cilësuar ngjarjen si një inskenim për të dëmtuar imazhin e partisë.

Ata kanë theksuar se sondazhet e fundit e rendisin forcën politike të udhëhequr nga Adriatik Lapaj si “forcë të parë” në qytet, duke sugjeruar se ngjarja mund të ketë si qëllim dëmimin e fushatës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës
Previous article DETAJET/ Shqiptari qëllon me armë pas sherrit në rrugë, plagoset 41-vjeçari në Greqi!

s.autor

Postime të ngjashme

QËNDRUAN NË BULEVARD PAS PROTESTE/ Policia procedon penalisht 9 persona Aktualitet

QËNDRUAN NË BULEVARD PAS PROTESTE/ Policia procedon penalisht 9 persona

POLICIA AKSION NË PORTIN E DURRËSIT/ Sekuestrohen 798 steka cigare, kapet 34-vjeçari me armë automatike Aktualitet

POLICIA AKSION NË PORTIN E DURRËSIT/ Sekuestrohen 798 steka cigare, kapet 34-vjeçari me armë automatike

SIGURIA NË DET/ Rrezikoi pushuesit, ndëshkohet me 530 mijë lekë gjobë poseduesi i mjetit lundrues Aktualitet

SIGURIA NË DET/ Rrezikoi pushuesit, ndëshkohet me 530 mijë lekë gjobë poseduesi i mjetit lundrues

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT