• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U KAP ME KLANDESTINË NË MAKINË/ Arrestohet 17-vjeçari në Korçë, shpallen në kërkim bashkëpunëtorët e tij
Home
Aktualitet
Kronikë

U KAP ME KLANDESTINË NË MAKINË/ Arrestohet 17-vjeçari në Korçë, shpallen në kërkim bashkëpunëtorët e tij

11 August, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Korçës ka vendosur në pranga një 17-vjeçar, në vazhdën e operacionit policor të koduar “Perimetri”. O. Sh., është kapur duke transportuar me mjetin e tij tip “Renault”, në këmbim të parave, 5 klandestinë.

Arrestimi i tij është bërë në Qafë Plloçë-Qukës, në afërsi të fshatit Kalivaç. Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se të implikuar në këtë ngjarje janë edhe shtetasit A. B., 53 vjeç, banues në Elbasan (në rolin e organizatorit) dhe Ç. B., 26 vjeç, banues në Durrës (bashkëpunëtor), të cilët u shpallën në kërkim dhe nga ana e Policisë po punohet për kapjen e tyre dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore, njofton policia.

Njoftimi i Policisë:

Qarku Korçë

Vijon operacioni policor “Perimetri”.

U kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas.

Shpallen në kërkim edhe 2 shtetas të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Policinë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit O. Sh., 17 vjeç, banues në Elbasan.

Shërbimet e Policisë kanë konstatuar në rrugën Qafë Plloçë-Qukës, në afërsi të fshatit Kalivaç, Pogradec, shtetasin e mësipërm duke transportuar me mjetin tip “Renault”, 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve O. Sh., kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se të implikuar në këtë ngjarje janë edhe shtetasit A. B., 53 vjeç, banues në Elbasan (në rolin e organizatorit) dhe Ç. B., 26 vjeç, banues në Durrës (bashkëpunëtor), të cilët u shpallën në kërkim dhe nga ana e Policisë po punohet për kapjen e tyre dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA MARTESA E PARË ME NJË FËMIJË TE ANGELA MARTINI/ Të famshmet që ka pasur në krahë i arrestuari në Mykonos
Previous article TENTUAN ARRATISJEN NGA BURGU/ Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri dalin të buzëqeshur para Gjykatës

s.autor

Postime të ngjashme

U SHFAQ NË VIDEOT INTIME/ Blerina Matraku kërkon ndjesë publike Aktualitet

U SHFAQ NË VIDEOT INTIME/ Blerina Matraku kërkon ndjesë publike

AKSIDENT NË KSAMIL/ Motori del nga rruga, plagoset drejtuesi 28-vjeçar Aktualitet

AKSIDENT NË KSAMIL/ Motori del nga rruga, plagoset drejtuesi 28-vjeçar

NDODH EDHE KJO NË DURRËS/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës që vidhte pensionet dhunon me grushte policin jashtë shërbimit, vihet nën hetim... Aktualitet

NDODH EDHE KJO NË DURRËS/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës që vidhte pensionet dhunon me grushte policin jashtë shërbimit, vihet nën hetim...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT