Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje. Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet K. R., i cili u kap me kallashnikov në banesë.
NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet operacioni policor i koduar “Recidivist”, kundër armëmbajtjes pa leje. Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Elbasan, është rezultat i ndjekjes me metoda proaktive, të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore. Mbante në banesë, armë zjarri kallashnikov, arrestohet në flagrancë 48-vjeçari, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për dhunë në familje.
Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të punës me fokus evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të posedimit të kundërligjshëm të armëve të zjarrit, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, kanë siguruar informacion se një shtetas mbante armë zjarri.


