Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka shkarkuar këngëtarin Shpat Kasapi, nga pozita e këshilltarit të tij.
Shkarkimi i tij ka ardhur pas raportimeve se ai është kapur me drogë para një muaji në lagjen “Gjorce Petrov” në afërsi të SP PLANET në Maqedoninë e Veriut.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Artan Grubi për Klan Kosovën.
Mediat maqedonase kanë shkruar se ai është arrestuar, por më pas është lënë i lirë për t’u gjykuar në liri.
Në reagimin e tij, Shpat Kasapi ka thënë se ndodhet në Tiranë për qejf dhe se lajmet rreth tij janë shpifje.


