I arrestuar në tetorin e vitit 2017, pasi u kap më lëndë norkatike, Emiljano Korreshi është dënuar nga autoritetet gjyqësore me 3 vjet e 9 muaj burg.
24-vjeçari u arrestua gjatë operacionit të policisë në stacionin e autobusit në Modica, në Sheshin “Falcone-Boresellino”, teksa karabinierët vunë re një të ri që po zbriste nga autobusi që vinte nga Roma duke mbajtur një qese në dorë.
Karabinierët gjetën në çantën e shqiptarit 5 kilogram marijuanë e ndarë në 5 pako si dhe rreth 30 gramë kokainë. Sipas mediave italiane shqiptari kishte rolin e korrierit. I riu ishte nën vëzhgim nga policia deri në momentin kur u kap një flagrancë.
Shqiptari do të vuajë dënimin në burgun e Raguzës.