Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë italiane ditën e sotme, pasi iu gjetën 6 kilogramë hashash, një kile e gjysmë marijuanë dhe gati 20 mijë euro kesh.
Pasi policët i trokitën në derë, sipas mediave italiane, i riu ishte treguar menjëherë i gatshëm ët bashkëpunonte me ta, duke i dorëzuar direkt edhe 60 gramë hashash.
Por, sipas mediave italiane, duke mos e besuar të riun policia, me ndihën e një qeni, kanë kontrolluar shtëpinë e të riut ku u gjet e fshehur në bojlerin e dushit 1 kilogramë hashash. Ndërsa paratë u gjetën në një dollap në papfingo, të futura në një kuti metalike.
Por kontrolli i policisë nuk përfundoi këtu, pasi në makinën e tij, në bagazh u gjetën edhe 5 kilogramë hashash dhe 8 kilogramë marijuanë.



