• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U KAP ME 19 PISTOLETA NË MURIQAN/ Detajet: 21 vjeçari SUEDEZ kishte në plan t’i shiste në…
Home
Breaking News

U KAP ME 19 PISTOLETA NË MURIQAN/ Detajet: 21 vjeçari SUEDEZ kishte në plan t’i shiste në…

14 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një i ri suedez u kap në tentativë për të trafikuar 19 armë, pistoleta, drejt vendeve të BE-së.

Zbulimi u bë në Pikën Kufitare të Muriqanit, në vijën e dytë të kontrollit, teksa në çantë iu gjetën armët.

Sipas Policisë, Sebastian Vall, 21 vjeç, po udhëtonte në autobusin e linjës Kosovë-Gjermani.

Ndërkaq, Policia po heton nëse i riu ka udhëtuar nga Kosova apo autobusi ka marrë pasagjerë edhe në Shqipëri.

Policia bëri të ditur se krahas masave për përballimin e fluksit, krijimin e lehtësirave ligjore me qëllim shmangien e radhëve dhe ofrimin e një shërbimi sa më cilësor e në kohë për turistët dhe gjithë pushuesit që vijnë në Shqipëri për sezonin veror, shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan kanë rritur edhe kontrollin në drejtim të parandalimit dhe goditjes së paligjshmërisë, kryesisht trafiqeve të paligjshme që mund të kryhen, duke përfituar nga fluksi i madh.

Si rezultat i shtimit të kontrolleve, duke përdorur edhe qentë antidrogë dhe antieksplozivë, është bërë e mundur që të konstatohet dhe goditet rasti i djeshëm i trafikimit të armëve të zjarrit.

“Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sebastian Vall, 21 vjeç, banues në Suedi. Në PKK Muriqan në dalje, gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë, në çantën e 21- vjeçarit suedez, i cili udhëtonte si pasagjer në autobusin e linjës “Kosovë -Gjermani”, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 19 armë zjarri tip “pistoletë”, kalibër 7.65.

Veprimet po vijojnë nga specialistët e Departamentit të Policisë Kriminale dhe të Policisë Shkodër për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti të trafikut të armëve.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Trafikimi i armeve dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/a i Kodit Penal”, thuhej në njoftimin e djeshëm të Policisë së Shkodrës. I riu tashmë po merret në pyetje për të zbuluar edhe persona të tjerë të implikuar në trafikun ndërkombëtar të armëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ENDET RRUGËVE/ Njihuni me vëllain e pastrehë të këngëtares së njohur (FOTO)
Previous article AXHENDA NDËRKOMBËTARE 14-08-2018/ Çfarë ndodh sot në botë: Nga vizita e Lavrov në Turqi te...

g.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove Aktualitet

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet Aktualitet

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën Aktualitet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT