Në vijim të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Territor i pastër”,është finalizuar gjatë natës së djeshme operacioni policor i koduar “Rehova”.
Ka qenë një hetimi proaktiv disa mujor,i inicuar nga prpkuroria Albiona Papajani, prokurore e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallë së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Berat,ajo që ka vënë në vëzhgim disa mujor aktivitetin kriminal të 27-vjeçarit Astrit Baja.
Procedimi penal 251/2024,u drejtua nga prokuroria Papajani,disa muaj pas deportimit të Bajës nga Britania e Madhe,ku ai ishte arrestuar së bashku me një shqiptar tjetër në Prill 2023 për një shtëpi bari që kapte vlerën e 100.000 paundëve.


