• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
U kap me 800 mijë euro dhe patentat e Saimir Tahirit/ Ja çfarë po ndodh me pronat e Orest Sotës
Home
Breaking News

U kap me 800 mijë euro dhe patentat e Saimir Tahirit/ Ja çfarë po ndodh me pronat e Orest Sotës

5 November, 2017 Q.Autor Breaking News

E gjithë pasuria e Orest Sotës pritet të kalojë nën sitën e prokurorisë. Biznesmeni 25-vjeçar do të duhet të justifikojë para drejtesisë burimin e 863 mijë eurove që iu gjetën në makinë, së bashku me dy patenta për lundrim të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ai ka deklaruar se paratë i kishte për të paguar një paradhënie në kompaninë Kurum për të blerë hekur për një firme ndërtimi të babait të tij. Por ky version nuk e ka bindur Prokurorine e Elbasanit dhe as gjykatën që e la në burg.

Prokuroria dyshon se kjo shumë mund të ketë ardhur nga aktivitete të paligjshme ose nuk është deklaruar për t’iu fshehur tatimeve.

Nisur nga këto dyshime, dosja mund të kalojë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Tv Klan mëson se Prokuroria e Përgjithshme dhe ajo e Elbasanit po shqyrtojnë  të dhënat hetimore dhe do të vendosin për të nisur hetimin për pasuritë e Sotës dhe të afërmve të tij.

Në sitën e hetuesve mund të kalojë kompania “Eko Konstruksion” e Sotës apo firma e ndërtimit e babait të tij. I ati i Sotës mësohet se është shprehur se paratë ishin kursimë të tij ndër vite dhe ishin të destinuara për blerjen e hekurit te kompania Kurum.

Burime nga grupi hetimor thonë se pritet që të merren deklarime në formë proceduriale nga drejtuesit dhe  menaxherët e kompanisë turke, në Elbasan.

Ata  pritet të japin deklarime nëse kishin porosi për hekur nga biznesmeni Sota dhe nëse kishin ndonjë pagesë për të marrë me paratë që mbante me 25-vjeçari.

Edhe pse dosja mund të kaloje te Krimet e Rënda, burime nga grupi hetimor sqarojnë se deri tani nuk ka ndonjë të dhënë për ta bashkuar dosjen e biznesmenit me hetimin e nisur për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, si të përfshirë në grupin e trafikut të drogës, të drejtuar nga vëllezërit Habilaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article (VIDEO) Morata kalon Chelsean në avantazh ndaj Manchester United
Previous article Muaji i Letërsisë/ Klubi poetik “Tirana” dhurata dhe takime mbresëlënëse në shkollën "Betim Muça"

Q.Autor

Postime të ngjashme

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

"MEDIAT IA KEMI MARRË MBRAPSHT"/ Thirrje të forta nga protesta: Nuk ikim nga sheshi pa rënë qeveria... Aktualitet

"MEDIAT IA KEMI MARRË MBRAPSHT"/ Thirrje të forta nga protesta: Nuk ikim nga sheshi pa rënë qeveria...

"REVOLUCION"/ Qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin! Nis marshimi drejt Kryeministrisë Aktualitet

"REVOLUCION"/ Qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin! Nis marshimi drejt Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT