• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U KAP 6.5 KG KOKAINË/ Detaje nga droga e sekuestruar, si u hap kontejneri në Durrës para se të kalonte në skaner
Home
Breaking News

U KAP 6.5 KG KOKAINË/ Detaje nga droga e sekuestruar, si u hap kontejneri në Durrës para se të kalonte në skaner

23 July, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

“Alba Exotic Fruit” është kapur sërish me kokainë. Pasditen e sotme gjatë një kontrolli janë gjetur 6.5 kg kokainë të fshehur në një kontejner që vinte për llogari të kësaj kompanie. Kujtojmë se 10 ditë më parë në kontejnerët e kësaj kompanie u gjet një sasi prej 11 kg e 650 gram kokainë.

Lidhur me këtë operacion prapa hekurave është vënë administratori Bajron Gumeni, ndërsa është shpallur në kërkim pronari i kompanisë Eduart Dauti. Po ashtu në pranga ka rënë edhe një punonjës, Jurgen Osman. Sipas informacioneve, ngarkesa ishte nisur më 8 korrik nga porti i Pireut dhe ka mbërritur në Porin e Durrësit në 11 korrik. Ngarkesa me banane vinte nga Ekuadori.

Ndërkohë sipas policisë më datë 17.07.2021, në Port u konstatuan të hapur dy kapakë të njërit prej kontenierëve për llogari të firmës “Alba Exotic Fruit”, ku dyshohet se u nxor një sasi tjetër lënde kokaine.

Lidhur me këtë fakt gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar të tjera zhvillime që kanë ndodhur. Hoxha tha se një kontejner i mbërritur po në këtë rrugë me banane është konstatuar i dëmtuar në pjesën frigoriferike. Dëmtimi është zbuluar nga kompania që merret me mbikëqyrjen.

Hoxha thekson më tej se kontejnerët hapen në port përpara se të kalojnë në skaner dhe merret sasia e lëndës narkotike. Gazetari hedh dyshimet se kjo lëndë narkotike që mund të jetë marrë nga ky kontejner është e njëjtë me 11,6 kg që u kapën dhe kjo forcon dyshimet se përse u kap një sasi aq e vogël javën e kaluar./abcnews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRGJAKET GREQIA/ Motorri merr përpara turmën e të rinjëve, humbin jetën 3 persona
Previous article KORONAVIRUSI/ Vaksinimi ngadalëson infektimet në Spanjë

Delo.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT