• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“U KAM DHËNË KORDINATAT E SAKTA…”/ Babai i Ervis Martinajt akuza të forta ndaj SPAK: Askush nuk lëvizi
Home
Aktualitet
Kronikë

“U KAM DHËNË KORDINATAT E SAKTA…”/ Babai i Ervis Martinajt akuza të forta ndaj SPAK: Askush nuk lëvizi

12 May, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Në GJKKO, këtë të martë, është mbajtur seanca e radhës për konfiskimin e pasurive të Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij. Në këtë seancë u paraqit për të disatën herë edhe babai i ish-bosit të lojërave të fatit, Mustafa Martinaj.

Pas daljes nga SPAK, Mustafa Martinaj nuk i kurseu kritikat dhe akuzat ndaj Prokurorisë së Posaçme lidhur me zhdukjen e të birit. Ai tha se u ka dhënë autoriteteve koordinatat e sakta të vendit ku është zhdukur i biri, si dhe emra konkretë.

Më tej, ai akuzoi se askush nuk është interesuar për zbardhjen e ngjarjes.

“U kam dhënë koordinatat e sakta dhe emra konkretë. I kam thënë të gjitha në SPAK kur erdha dëshmova me kërkesën time, askush nuk është interesuar që atëherë”, tha ai në një prononcim të shkurtër për gazetarët.

Biznesmeni dhe një nga njerëzit më të njohur të botës së krimit në Shqipëri, Ervis Martinaj, rezulton i zhdukur pa gjurmë prej 9 gushtit të vitit 2022. Ai ishte shpallur në kërkim nga SPAK dhe dyshohej se fshihej pas disa atentateve ndaj miqve të tij të ngushtë. Për herë të fundit, ai raportohet të jetë parë pranë Shijakut.

Ish-agjenti i Operacionales, Jeton Lami, ishte shoqëruesi i tij, por ai nuk ka pranuar të flasë.

Që prej asaj kohe, Ervis Martinaj është zhdukur pa gjurmë dhe fati i tij mbetet mister. Herë deklarohet se ai është vrarë, e herë se është larguar vetë nga “qarkullimi” për t’i shpëtuar hakmarrjes së grupeve rivale. Autoritetet shtetërore, pavarësisht deklarimeve, ende nuk kanë një pistë zyrtare për atë çfarë ka ndodhur me të ashtuquajturin “mbreti i kumarit”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DALIN ANALIZAT/ Studentët e Policisë u helmuan nga makaronat
Previous article GRUP I STRUKTURUAR KRIMINAL DHE PASTRIM PARASH/ SPAK dërgon për gjykim 24 persona për trafik kokaine

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT