Ndoshta e kemi harruar që Butrinti mbetet një prej destinacioneve më të rëndësishme historikë në të gjithë rajonin e Europës juglindore.
I pozicionuar në një gji fantastik, buzë një kodre e cila rrethohet nga të katra anët e saj me ujë Butrinti është vizituar në vitin 2016 edhe nga vajza e Hillary Clinton, Chelsea.
Në kohën kur ishte akoma duke shijuar kohërat me bashkëshortin e saj Chelsea erdhi pikërisht në një moment shumë të rëndësishëm për turizmin në Shqipëri, në një kohë kur vendi ynë do të listohej si destinacion në “Lonely Planet”, “Trip Advisor”, në “NYT”, apo “Los Angeles Timës” e shumë gazeta të tjera.
ATSH asokohe shkruante kështu për vizitës:
Chelsea Clinton, vajza e ish- presidentit të 40-të të SHBA-ës, Bill Clinton, ka vizituar Parkun Kombëtar të Butrintit, sëbashku me bashkëshortin Marc Mezvinsky, me profesion bankier.
E veshur sportive, me një kapele të thjeshtë të kokë, Çhelsea e shoqëruar nga Lordi Rothschild, është njohur më historine mijëravjeçare të Butrintit nga drejtori i parkut.





