Presidenti francez, Emmanuel Macron u infektua me koronavirus dhe është vetë izoluar në shtëpinë e tij.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Macron ka treguar se si ndihet tani që është i prekur me koronavirus.
Ai ka thënë se është mirë dhe se do të raportojë në mënyrë transparente për gjendjen e tij shëndetësore.
Më tej, Macron është shprehur se do të vazhdojë të merret me punët e qeverisë, edhe pse me ritëm të ngadaltë.
— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) December 18, 2020


