• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
U INFEKTUA ME COVID-19/ Pesë gjëra që duhet t’i dini lidhur me gjendjen aktuale të presidentit Donald Trump
Home
Nderkombetare

U INFEKTUA ME COVID-19/ Pesë gjëra që duhet t’i dini lidhur me gjendjen aktuale të presidentit Donald Trump

4 October, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi dy ditë më parë se është i infektuar me koronavirus, duke krijuar një dramë të jashtëzakonshme mes fushatës zgjedhore në SHBA. Në listën e mëposhtme gjenden pesë fakte në lidhje me infeksionin e presidentit amerikan.

Ku gjendet Trump për momentin?

Presidenti i SHBA-së do të qëndrojë ditëve të ardhshme në një spital ushtarak jashtë Washington DC, për t’ju nënshtruar trajtimit për koronavirus, por do të vazhdojë të merret me punët shtetërore. Lajmin e konfirmoi sekretarja e shtypit Kayleigh McEnany, e cila shtoi se Trump do të punojë nga zyrat presidenciale në spitalin Walter Reed.

Menaxheri i fushatës së Presidentit, Bill Stepien, deklaroi se të gjitha ngjarjet e fushatës të njoftuara më parë do të mbaheshin virtualisht ose edhe do të shtyhen.

Cilat janë trajtimet që Trump iu është nështruar?

Mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Sean Conley, deklaroi të premten se presidenti ishte i rraskapitur, por me humor të mirë, ndërkohë që po merrte një trajtim eksperimental kundër COVID-19. Ai iu nënshtrua një doze të vetme nga “kokteji i antitrupave” i krijuar nga Regeneron, sipas Conley. Ky trajtim është ende duke u testuar dhe nuk u aprovua ende nga rregullatorët.

Si një burrë 74-vjeçar, Trump mund të përballet me rreziqe të mundshme, sipas agjencisë shëndetësore amerikane CDC.

Çfarë simptomash po zhvillon Trump?

Të enjten, presidenti amerikan nuk u izolua menjëherë megjithëse ndihmësja e tij e ngushtë Hope Hicks pati rezultuar pozitive.

Në vend të kësaj ai mori pjesë në një tubim për mbledhjen e fondeve në qytetin e New Jersey, ndërsa thuhej se kishte simptoma të lehta në eventin e së enjtes.

Një burim për “The New York Times” i tha gazetës se ai pati zhvilluar simptoma të ngjashme me të ftohtin.

Ndërkohë bazuar në deklaratat zyrtare raportohet se Trump kishte “simptoma të lehta”.

Si u infektua?

Ende nuk dihet se si presidenti i SHBA-së e mori koronavirusin, mirëpo, në përgjithësi ai i ka “sfiduar” këshillat mjekësore. Rrallë herë është parë me maskë, e në të njëjtën kohë takohej me grupe të mëdha njerëzish.

Alarmi në Shtëpinë e Bardhë vërshoi kur Hicks doli pozitive. Ajo është një figurë në rrethin e ngushtë të Trump si dhe udhëtoi me të disa herë gjatë javës së kaluar.

Kush është tjetër i infektuar në Shtëpinë e Bardhë?

Trump njoftoi se gruaja e tij Melania, gjithashtu doli pozitive me koronavirus përmes një postimi në Twitter.

Nënpresidenti Mike Pence, rezultoi negativ po ashtu edhe djali i presidentit, Barron Trump.

Ivanka Trump dhe Jared Kushner, vajza dhe dhëndri i presidentit të cilët janë njëherësh këshilltarët kryesorë të Shtëpisë së Bardhë, gjithashtu rezultuan negativë si dhe Sekretari i Shtetit Mike Pomepo; Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin përfshirë Sekretari i Shëndetit dhe i Shërbimeve Njerëzore, Alex Azar.

Ronna Mc Daniel, kryetarja e Komitetit Kombëtar Republikan, doli pozitive ditë më parë.

Ndërkohë, lidhur me këtë rast shumë politikanë të tjerë, zyrtarë dhe oficerë ushtarakë që punojnë ose vizitojnë Shtëpinë e Bardhë u testuan të premten.

Shumë politikanë të tjerë të lartë, zyrtarë dhe oficerë ushtarakë që punojnë ose vizitojnë Shtëpinë e Bardhë po testohen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUJDES! Këto 3 gabime që i bëni çdo mëngjes po ju plakin më shpejt
Previous article "JA DHE SHOQJA IME..."/ Klea Huta poston FOTON me veshjen që ka bërë xing me Chiara Ferragni dhe shkruan: Kujt i shkon më shumë

s.autor

Postime të ngjashme

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës Botë

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran Botë

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë Botë

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT