Deputeti Adriatik Alimadhi, i infektuar me covid-19, thotë se falë Zotit dhe përkushtimit të mjekëve ia ka dalë të fitojë betejën me virusin tinzar dhe është rikthyer sërish në jetë.
Në një intervistë për RTV Ora, Alimadhi ka thënë se ai shpëtoi, por në Spital kishte parë persona të tjerë që kishin ndërruar jetë.
“Aty pashë edhe raste që u ndanë nga jeta. Unë fal zotit, fal përkushtimit të mjekëve, kontributit të tyre, reanimatorë, sanitarë apo infermierë, të cilët punojnë me përkushtim kanë një kulturë pune. Unë mendoj se ata më shërbyen dhe unë u ktheva në jetë”, ka thënë deputeti Adriatik Alimadhi.
Kujtojmë se, deputeti Alimadhi pasi fitoi betejën me covid-19 u transferua nga Spitali Infektiv te “Shefqet Ndroqi” sepse gjendja e tij u përkeqësua për shkak të problemeve më mushkëritë. Deputeti vijon të jetë ende në spital