• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U INFEKTUA DUKE SHËRBYER NË SPITALIN ITALIAN/ Infermieri shqiptar rrëfen tmerrin: COVID-19 krijon një gjendje që askush s’mund ta mendojë!
Home
Sociale

U INFEKTUA DUKE SHËRBYER NË SPITALIN ITALIAN/ Infermieri shqiptar rrëfen tmerrin: COVID-19 krijon një gjendje që askush s’mund ta mendojë!

2 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Infermieri shqiptar që shërben në Itali, Dritan Kreci, i cili është infektuar me koronavirus, tregoi në një lidhje me “Skype” për emisionin “Me Zemër të Hapur”, në News24, vështirësitë e përballjes me virusin.

Infermieri Kreci tha se tani është mirë, krahasuar me atë çfarë ka kaluar, duke thënë se virusi krijon një gjendje që askush nuk mund ta mendojë.

“Në këto momente jam shumë mirë, duke krahasuar me çfarë kalova, se vetë virusi të krijon një gjendje që askush nuk mund ta mendojë. Unë punova në repart, kur u kthye në COVID. Kishim pacientë që vinin pa marrë përgjigjen akoma dhe pastaj dilnin pozitivë”, tha infermieri Kreci.

Pjesë nga intervista:

Ke mbaruar më 2002 si infermier i përgjithshëm në Tiranë, më 2003 ke kaluar në Itali. Më flit për përvojën tënde në Shqipëri?
Jemi një famije e madhe, me nëntë fëmijë, një motër dhe tetë vëllezër.

Si arrite të shkollohesh?
Vij nga një familje intelektualësh, babai ishte arsimtarë dhe na dha të drejtën të gjithëve të shkollohemi. Kam edhe një vëlla që është mjek. Mua më pëlqente të isha në shërbim të njerëzve, më pëlqente mjekësia, por përfundova infermier.

Pse e le Shqipërinë?
Unë isha ndër më të mirët që kishte Shqipëria në reanimacion, por ishte vetëm gjendja ekonomike që ika. Nuk ishte zgjedhja ime, por një shok imi më prezantoi dokumentet dhe fati deshi që të më dilnin brenda dy viteve. Në Itali ishte pak frika, edhe pse vija me kontratë pune, me shtëpi, me çdo gjë të parapërgatitur.

(BalkanWeb)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË KOHË KORONAVIRUSI/ Covid-19 nuk ndal garën për kreun e byrosë kombëtare, nis vetingu
Previous article KORONAVIRUSI/ Ky shtet po ndan burrat nga gratë si masë kundër COVID

Delo.autor

Postime të ngjashme

DOSJA "VELIAJ"/ GJKKO shpall vendimin për të pandehurit! Elman Abule dënohet me 4 vite e 8 muaj burg, dënime për Ina Goxhajn dhe të tjerë. Për Bushkën… Aktualitet

DOSJA "VELIAJ"/ GJKKO shpall vendimin për të pandehurit! Elman Abule dënohet me 4 vite e 8 muaj burg, dënime për Ina Goxhajn dhe të tjerë. Për Bushkën…

AKSIDENT RRUGOR NË ROSKOVEC/ Plagosen dy këmbësorë, shoqërohet drejtuesi i mjetit Aktualitet

AKSIDENT RRUGOR NË ROSKOVEC/ Plagosen dy këmbësorë, shoqërohet drejtuesi i mjetit

MOTI I KEQ/ ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve: Priten shtrëngata shiu, reshje bore dhe ulje e temperaturave Aktualitet

MOTI I KEQ/ ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve: Priten shtrëngata shiu, reshje bore dhe ulje e temperaturave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT