• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U HODH NË LUMIN BUNA ME TRE FËMIJËT/ Drejtori i Policisë Shkodër: Dhuna, shkak i vetëvrasjes! Alma Arrazi nuk ka denoncuar
Home
Aktualitet
Kronikë

U HODH NË LUMIN BUNA ME TRE FËMIJËT/ Drejtori i Policisë Shkodër: Dhuna, shkak i vetëvrasjes! Alma Arrazi nuk ka denoncuar

7 May, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Përmes një lidhjeje direkte për “Opinion” mbrëmë në Tv Klan, drejtori i policisë së Shkodrës Edmond Sulaj deklaroi se të gjitha dyshimet e deritanishme janë për vetëvrasje të Alma Arrazit me 3 fëmijët e saj të mitur. Aktualisht, ai theksoi se ka prova për dhunë në familje.

Edmond Sulaj: Referuar kallëzimit të bërë nga babai i fëmijëve në datë 3 Maj, kanë nisur kërkimet për gjetjen e bashkëshortes dhe fëmijëve të mitrut të cilët janë konsideruar si të larguar nga banesa. Pas kallëzimit, menjëherë është kontaktuar me familjarët e bashkëshortes të cilët na kanë bërë me dije se nuk kanë kontaktuar me të. Një ditë më mbrapa në datë 4, një peshkatar i zonës ka njoftuar se ka gjetur trupin e një fëmijë në lumin Buna. Ka shkuar grupi hetimor, ka bërë identifikimin nëpërmjet fotografisë. Kufoma nuk ka rezultuaar me shenja dhune.

-Ky është i vetmi detaj që ju bën të mendoni se nuk ka qenë një vrasje?

Edmond Sulaj: Dua të shtoj faktin se në datë 2, Alma Arrazi ka qenë nën shoqërinë e kunatës së vet në një lokal në hyrje të Shkodrës. Ka qenë bisedë e qetë, referuar kamerave ka ecur drejt daljes së qytetit.

Po në urën e Bunës ka kamera?

Edmond Sulaj: Ka kamera, por për shkak të errësirës nuk është konstatuar vetëhedhja nga ura. Referuar dëshmisë së kunatës, të cilës i ka thënë se do të largohet dhe se e pret vëllai me taksi, është trajtuar si e larguar. Me gjetjen e fëmijës së parë, vajzës 9 vjeç, të gjitha dyshimet bazuar në fakte të çojnë se dhuna ka qenë shkak i vetëvrasjes.

Sulaj tha se nuk ka asnjë denoncim të kryer nga 39 vjeçarja, të afërm apo fqinjë të saj.

Edmond Sulaj: Nuk ka qenë dhunë e evidentuar, s’kemi pasur asnjë rast të denoncuar. As nga familjarët, apo komshinjtë.

-A ka pasur tentativa për t’u divorcuar?

Edmond Sulaj: Nuk duhet të hyj në detaje, sepse janë pjesë e hetimit. Hetimet vazhdojnë intensivisht, kemi dyshime të arsyeshme për vetëvrasje. Aktualisht që po flasim kërkimet vazhdojnë, gjej rastin të falenderoj banorët e zonës të cilët janë ofruar për ndihmë, pasi janë njohës të mirë të terrenit. /tvklan.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TEMPERATURA DERI NË 28 GRADË/ Parashikimi i motit për sot
Previous article "NË PUNË DO TË ARRINI..."/ Horoskopi për sot, 7 maj 2024

s.autor

Postime të ngjashme

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona Aktualitet

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

38 PORTOKOLLE KOMBËTARE PËR TRAJTIMIN E KANCERIT/ Sala: Pacientët të marrin të njëjtin standard në çdo spital Aktualitet

38 PORTOKOLLE KOMBËTARE PËR TRAJTIMIN E KANCERIT/ Sala: Pacientët të marrin të njëjtin standard në çdo spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT