Policia e Elbasanit zbulon shkakun e rëndë pse dy fëmijë nga 15 vjeç u plandosën në tokë pa ndjenja mbrëmjen e së dielës. Ata ishin dehur në një lokal, që u kishte shitur pije alkolike në kundërshtim me ligjin.
Policia e Elbasnait njoftoi sot se: Mbrëmjen e djeshme, në Spitalin e Elbasanit, kanë shkuar për ndihmë mjekësore, dy të mitur të moshës 15 vjeç , banues në Elbasan. Dy 15 vjeçarët ishin në gjendje të dehur pasi në ambientet e një lokali në Qytetin e Elbasanit, gjatë një feste ditëlindjeje kishin konsumuar pije alkoolike.
Në zbatim të ligjit ” Për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i pijeve alkoolike dhe energjike”, Inspektorati i Shtetëror Shëndetësor Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan i ka vendosur masë administrative këtij subjekti tregtar. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për vlerësim.”


