• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U GJETËN NË GJUMË ME TELEFONA NËDUAR/ Kush janë DY SHQIPTARËT që merrnin porosi kokaine në Angli
Home
Breaking News

U GJETËN NË GJUMË ME TELEFONA NËDUAR/ Kush janë DY SHQIPTARËT që merrnin porosi kokaine në Angli

29 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dy shpërndarës kokaine, shqiptarë, janë burgosur pasi ata janë gjetur duke fjetur pranë telefonave të tyre të porosive për drogë gjatë një bastisjeje në qëndër të qytetit, njoftojnë mediat britanike.

Artan Merkaj, 30 vjeç dhe Berti Ruko, 29 vjeç, në Victoria Bridge Street, Manchester, u burgosën pasi i shpallën fajtorë për trafik droge të klasit të parë. Ruko u shpall fajtor edhe sepse mbante dokumente të rreme identiteti; ai ishte arrestuar më parë në korrik 2015 në kuadrin e një ohetimi për shpërndarjen e drogës në qëndër të qytetit dhe ishte dëbuar nga Britania e Madhe, por kishte hyrë në vend ilegalisht. Në kohën e arrestimit, telefoni i tij ishte konfiskuar dhe hetimet vërtetuan se telefoni i tij përdorej për trafikun e drogës. Mirëpo ai u kthye në Britani në mënyrë të paligjshme dhe për disa kohë vazhdoi ta përdorte atë telefon për të shitur drogë, ku merrte një numër mesazh nga përdoruesit që i kërkonin konainë dhe ua shpërndante nëpër qytet.

Në orët e para të 14 shtatorit 2017, oficerët e policisë i arrestuan në një apartament Rukon dhe Merkaj; ata e gjetën Rukon duke fjetur me katër telefonat e tij tek koka ku merrte porositë nga përdoruesit e kokainës.

Kur policia hyri në dhomën e Merkajt,, ata gjetën një telefon tjetër në jastëkun e tij dhe dy të tjerë mbi komodinën e krevatit.

Policia i kapi mesazhet në telefon ku klienti e pyeste: Hë, mund të vish pranë Schloss që të marrë një gr apo apo mund të sjellësh një gr kokainë?

Po ashtu policët zbuluan fletoren ku mbanin shënim paratë dhe mallin që furnizonin, ku shitjet u shkonin afro 30 mijë paund në javë.

Kështu që më 28 gusht 2018, Ruko u dënua me pesë vjet e dy muaj burg dhe Merkaj me katër vjet e tre muaj burg.

Policët thanë se “Merkaj dhe Ruko po flinin sipër telefonave të tyre për përdoruesit e drogës, por tani s’do mund të pushojnë më aq lehtë sepse do të jenë prapa hekurave”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article CHAMPIONS LEAGUE/ Sot kompletohen grupet, duele të forta për tre vende të mbetura
Previous article PLUMB MINISTRIT GREK NË 2013-ën/ Kapet SHQIPTARI që bashkëpunoi me bandën. Policia identifikoi ku...

g.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz

DOSJA META-KRYEMADHI/ Shtyhet sërish gjyqi ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos Aktualitet

DOSJA META-KRYEMADHI/ Shtyhet sërish gjyqi ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos

DOSJA "PARTIZANI"/ Dëshmon ish-ministri Genc Ruli: Asnjë urdhër nga Berisha, i kisha thënë presidentit të klubit Partizani se... Aktualitet

DOSJA "PARTIZANI"/ Dëshmon ish-ministri Genc Ruli: Asnjë urdhër nga Berisha, i kisha thënë presidentit të klubit Partizani se...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT