Detaje të reja zbardhen nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Laprakë, ku Veronika Ramadani, 67 vjeçe është gjendur e pajetë në shtëpinë e saj.
Djali i saj, Julian Zisi 45 vjeç, që është shoqëruar në polici, ka probleme psikologjike.
Ditë para ngjarjes, nënë e bir janë konfliktuar deri në orët e para të mëngjesit. 45 vjeçari ishte shumë i dhunshëm ndaj të ëmës, pasi më shumë se 4 herë çështja e tyre kishte përfunduar në polici.
Sipas fqinjëve, 67 vjeçarja e cila vuante nga skleroza shihte halucinacione, pasi u trokiste në mes të natës fqinjëve dhe u thoshte se persona të tjerë shkonin për ti marrë jetën
Familja ka edhe histori të mëparshme dhune, ku nënë e bir kofliktoheshin shpesh-herë.
67 vjeçarja e gjetur e pajetë jetonte vetëm me djalin e saj. Gruaja nuk kishte shenja dhune në trup, ndërkaq pritet të dalë përgjigjia e ekspertizës mjeko-ligjore.