• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U GJET I VDEKUR NË OBORRIN E SHTËPISË ME PLUMB NË KOKË/ Pista e re: 28-vjeçari shqiptar në Tetovë ka kryer vetëvrasje
Home
Aktualitet
Kronikë

U GJET I VDEKUR NË OBORRIN E SHTËPISË ME PLUMB NË KOKË/ Pista e re: 28-vjeçari shqiptar në Tetovë ka kryer vetëvrasje

19 September, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria dhe policia në Gostivar po punojnë për zbardhjen e vrasjes së 28-vjeçarit shqiptar Gent Asani, të shtunën rreth orës 19 e 30 minuta në rrugën Goce Dellçev të Tetovës.

Sipas informatave deri më tani jo zyrtare, të siguruara nga policia dhe prokuroria, ka dyshime se Asani ka kryer vetëvrasje, pasi në afërsi të trupit të pajetë është gjetur arma nga e cila është shkrepur plumbi. Sipas ekspertëve shkrepje nga afërsia le hapësirë për dyshime që vrasje të jetë bërë nga vetë viktima, por këtë duhet ta vërtetojnë hetimet e organeve të ndjekjes.

“Prokurori kujdestar i Prokurorisë themelore të Gostivarit, mbrëmë ka kryer hetime në vendin e ngjarjes, në afërsi të shtëpisë në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, ku është gjetur trupi i pajetë i një personi 28 vjeçar me plagë hyrëse dhe dalëse në kokë. I ndjeri ishte dërguar në spital nga i ati i tij ku edhe është konstatuar vdekja. Ndaj trupit të pajetë do të behet autopsi. Gjatë hetimit në vendin e ngjarjes, është gjetur arma dhe është marrë për analizë të mëtejme. Me urdhër të prokurorit publik, janë siguruar edhe video materiale nga kamerat e objekteve për rreth”, thonë nga prokuroria.

Një familjar i viktimës, i cili ka qenë dëshmitar në vendngjarje, ka rrëfyer momentet e krimit. Ai tha se i ndjeri kishte kontaktuar pak çaste përpara se të vritej me familjarët dhe më pas ka shkuar në shtëpi. Por teksa ka qenë duke hyrë në oborr, 28-vjeçari është qëlluar me armë.

“Isha në shtëpi dhe papritur dëgjuam zëra nga shtëpia e viktimës. Dola në ballkon dhe pashë nënën e tij duke qarë pranë viktimës. Ai ishte i shtrirë për toke. Vrapuam dhe bashkë me disa persona të tjerë nxituam ta dërgojmë në spital. Pasi e dorëzuam tek njësia e urgjencës, pak minuta më vonë na njoftuan që viktima nuk kishte shenja jete”, rrëfeu dëshmitari për mediat maqedonase.

Familjarët dhe të afërmit e tij janë shprehur se i riu ishte person i qetë dhe nuk kishte armiqësi me askënd.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKOI I PLAGOSUR NË SPITAL/ Zbardhet dëshmia e 53-vjeçarit në Korçë: S’e njoh autorin
Previous article NGA 1 NË 96-VJEÇ/ Foto të Mbretëreshës Elizabeth ndër vite, gjithmonë e buzëqeshur dhe me sharm

s.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E SANTIAGO MALKOS/ Ilir Selmani: Jam i pafajshëm! Nëna e viktimës: Më vrau djalin! Të dënohet me 28 vite burg! Aktualitet

VRASJA E SANTIAGO MALKOS/ Ilir Selmani: Jam i pafajshëm! Nëna e viktimës: Më vrau djalin! Të dënohet me 28 vite burg!

E RËNDË NË SARANDË/ Bie nga soleta e një objekti në ndërtim, 44-vjeçari dërgohet me urgjencë në Tiranë Aktualitet

E RËNDË NË SARANDË/ Bie nga soleta e një objekti në ndërtim, 44-vjeçari dërgohet me urgjencë në Tiranë

"PËR DY VITE ISHTE KOMPANIA MË E MADHE NË KRYEQYTET"/ Artan Hoxha: Ja si personazhet e botës së krimit investuan në ndërtim Aktualitet

"PËR DY VITE ISHTE KOMPANIA MË E MADHE NË KRYEQYTET"/ Artan Hoxha: Ja si personazhet e botës së krimit investuan në ndërtim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT