• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U GJET I VARUR NË BRUKSEL/ Flet për herë të parë vëllai i viktimës: Mesazhet që na ka dërguar na bëjnë të dyshojmë
Home
Breaking News

U GJET I VARUR NË BRUKSEL/ Flet për herë të parë vëllai i viktimës: Mesazhet që na ka dërguar na bëjnë të dyshojmë

3 October, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vëllai i 29-vjecarit që u gjet i varur në Bruksel, Redi Halilaj, ka hedhur poshtë spekulimet që vdekja ka të bëjë me çështje kriminale, duke sqaruar se e gjithë ngjarja ka të bëjë me vetëvrasje nga depresioni.Në  një intervistë për Top News, ai tregoi se autoritetet belge kanë përfunduar autopsinë, e cila konfirmon vetëvrasjen dhe nuk ka gjetur shenja dhune në trupin e të ndjerit.

“Është çështje depresioni, nuk ka të bëjë me gjëra të tjera që thuhen në media. Nuk e dimë çfarë problemesh ka pasur vëllai, por mesazhet që na ka dërguar na kanë bërë të dyshojmë se ka shkuar në gjendje depresioni”, tha ai.

Redi theksoi se disa anëtarë të familjes kishin marrë mesazhe nga Bekimi pak para ngjarjes dhe kërkoi që mediat të mos e keqinterpretojnë rastin.

“Mua më ka informuar policia për gjithçka. Autopsia ka dalë që është vetëvrasje. Nuk ka pasur asnjë shenjë dhune në trup”.

Avokatja, Enida Rrapai, ka deklaruar se çështja është e një intensiteti të lartë, dhe pista kryesore ku prokurori po heton është ajo e vetëvrasjes.

“Pista kryesore është pjesa e vetëvrasjes të vetmet palë që mund të kenë informacion të detajuar janë vetëm personat e familjes që mund të kenë akses në dosje, pasi mund të regjistrohen si palë civile”, tha avokatja.

Bekim Halilaj, 29 vjeç, nga fshati Bicaj i Kukësit, është gjetur i pajetë më 30 shtator në Bruksel, në rrethana ende të paqarta. Trupi i tij u zbulua i varur në një tabelë sinjalizimi rrugor, ndërsa sot familjarët i dhanë lamtumirën e fundit në vendlindje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET/ U gjet i dhunuar dhe i vrarë me armë zjarri në Tale, viktima ishte pajisur tre herë me urdhër-mbrojtjeje nga i biri
Previous article ZGJEDHJET E PJESSHME NË NËTOR/ PS shpall kandidatin për Bashkinë Mat

s.autor

Postime të ngjashme

ULËRIMA DHE PANIK/ Pa mjete identifikuese, disa civilë marrin forcërisht një person dhe e fusin në furgon Aktualitet

ULËRIMA DHE PANIK/ Pa mjete identifikuese, disa civilë marrin forcërisht një person dhe e fusin në furgon

TRITOL NË SHKODËR/ Dyshohet se i është vendosur një efektivi të policisë Aktualitet

TRITOL NË SHKODËR/ Dyshohet se i është vendosur një efektivi të policisë

PROTESTA/ 26 të lënduar, dy efektivë policie dhe dy protestues nën kujdesin mjekësor, një polic i është nënshtruar operacionit Aktualitet

PROTESTA/ 26 të lënduar, dy efektivë policie dhe dy protestues nën kujdesin mjekësor, një polic i është nënshtruar operacionit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT