• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U GJET I KARBONIZUAR NË KËRRABË/ Zbardhet dëshmia e punëtorit të karburantit: Ja biseda me 32-vjeçarin. Dyshohet se…
Home
Breaking News

U GJET I KARBONIZUAR NË KËRRABË/ Zbardhet dëshmia e punëtorit të karburantit: Ja biseda me 32-vjeçarin. Dyshohet se…

8 February, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pesë ditë pas një ngjarjeje tragjike në aksin e vjetër Tiranë-Elbasan, ku një 32-vjeçar u gjet i djegur plotësisht brenda një automjeti, hidhen dyshime se ai mund të jetë vrarë.

Brenda mjetit u gjet shtetasi Armand Mici, i cili u dyshua fillimisht se mund të jetë vetëvrarë.

DËSHMIA

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije që dyshohet se 32-vjeçarit mund t’i jetë kërkuar nga persona të tjerë që të çojë 13 litra benzinë në Kërrabë, çka vërtetohet edhe nga kamerat e sigurisë në karburantin ku ai është paraqitur për të marrë lëndën djegëse. I marrë në pyetje nga grupi hetimor, punëtori i karburantit që i ka shitur sasinë prej 13 litrash benzinë, ka pohuar në deklarimet e tij se 32-vjeçari nuk kishte bërë asnjë veprim dyshues gjatë komunikimit të shkurtër që ka pasur. Mes të tjerash, punonjësi i karburantit thotë se e ka pyetur viktimën pse i duhej një sasi kaq e madhe me benzinë në bidon, ndërsa 32- vjeçari i është përgjigjur se e kishte lënë makina në Kërrabë, pra në vendin ku u gjet pa jetë. Ndërkohë, në kamerat e karburantit, viktima shfaqet me makinën në pronësi të tij dhe për të cilën i tha punonjësit të karburantit se e kishte lënë në mes të rrugës në Kërrabë në aksin e vjetër Elbasan-Tiranë.

NGJARJA

Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e 4 shkurtit, rreth orës 22:30, në vendin e quajtur “Kryqi” në zonën e Kërrabës, në aksin e vjetër nacional Tiranë-Elbasan. Viktima ndodhej brenda automjetit të tij tip “Volkswagen”, i cili ishte përfshirë nga flakët dhe shkrumbuar plotësisht bashkë me trupin e të riut brenda. Policia e raportoi ngjarjen si vetëvrasje.

“Nga veprimet hetimore të kryera është mundësuar të identifikohet viktima, i cili është shtetasi Armand Mici, 32 vjeç, lindur e banues në Elbasan, i padënuar. Gjithashtu, nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, është mundësuar të dokumentohet se ky shtetas dyshohet që nën efektin e depresionit ka blerë një sasi lënde djegëse benzinë në një pikë karburanti dhe ka realizuar vetëvrasjen nëpërmjet vetëdjegies në brendësi të automjetit të tij, tip ‘Volkswagen Passat’, me targa ‘AA 273 NU’”, sqaroi Policia lokale në njoftimin e dytë.

Me anë të një njoftimi të tretë dhe përfundimtar, Policia konfirmoi edhe faktin që 32-vjeçari ka blerë lëndë djegëse në një pikë karburanti.

“Gjithashtu, nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, është mundësuar të dokumentohet se ky shtetas dyshohet që nën efektin e depresionit ka blerë një sasi lënde djegëse benzinë në një pikë karburanti dhe ka realizuar vetëvrasjen nëpërmjet vetëdjegies në brendësi të automjetit të tij, tip ‘Volkswagen Passat’”, sqaroi komunikata.

Nga grupi hetimor vazhdon kryerja e veprimeve të mëtejshme hetimore për sqarimin e çdo rrethane që i shërben hetimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHBA/ Rritje e dezinformatave në platformat e mediave sociale
Previous article PROBLEMI NË PULPË DUKET SERIOZ/ Lideri i Juventusit rrezikon Champions-in

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJE NGA ATENTATI I DËSHTUAR NË LEZHË/ Vrasja do kryhej në mëngjes, por objektivi prishi planet e ekzekutorëve Aktualitet

DETAJE NGA ATENTATI I DËSHTUAR NË LEZHË/ Vrasja do kryhej në mëngjes, por objektivi prishi planet e ekzekutorëve

PROTESTA KUNDËR QEVERISË/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PROTESTA KUNDËR QEVERISË/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

"MESAZHI I FUNDIT ISHTE MË 23 SHTATOR"/ Zhduket inxhinieri shqiptar pas sulmit me dronë në Detin e Zi, babai i tij i bën apel shtetit për ndihmë Aktualitet

"MESAZHI I FUNDIT ISHTE MË 23 SHTATOR"/ Zhduket inxhinieri shqiptar pas sulmit me dronë në Detin e Zi, babai i tij i bën apel shtetit për ndihmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT