• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U GJET E PAJETË NË SHTËPI/ Detaje nga vrasja e 41-vjeçares shqiptare në Zvicër, dëshmia e pastrueses
Home
Breaking News

U GJET E PAJETË NË SHTËPI/ Detaje nga vrasja e 41-vjeçares shqiptare në Zvicër, dëshmia e pastrueses

1 October, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Mediat zvicerane kanë sjellë detaje për rastin e vdekjes së ekonomistes nga Kosova, Shqiponja Isufi, në banesën e saj në Zvicër.

Ajo u gjet e pajetë në banjën e banesës së saj mëngjesin e së dielës. Prokurori publik dyshon për një vrasje.
Ndërkohë që një i dyshuar është arrestuar të hënën e kësaj jave.

Shqiponja u gjet në një apartament në Bergdietikon AG të dielën në mëngjes, sipas policisë së kantonit Aargau. Gruaja thuhet se ishte mbyllur në banjën e shtëpisë së saj dhe nuk iu përgjigj thirrjeve të anëtarëve të familjes.

Kur pastruesja shkoi me makinë në shtëpinë e çiftit për të pastruar ambientet e brendshme si zakonisht, ajo mezi iu besoi syve. Ajo pa vulën e policisë në derë, më pas mori vesh për vrasjen e saj. “Zoti im, e pamundur. Të dy (çifti) raportet i kanë pasur gjithmonë shumë mirë bashkë”, tha ajo.

Ajo ishte ende e habitur me rastin: “Është shumë e trishtueshme që diçka e tillë ka ndodhur”.

Punonjësit e shpëtimit, të cilët mbërritën shpejt, mundën të thyenin derën, por gjetën të vdekur gruan. Hetimet që filluan më pas zbuluan mungesë qartësie rreth situatës së konstatuar. Për këtë arsye është urdhëruar autopsia e trupit. Gjurmët dhe rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore tregojnë për ndikim të jashtëm.

Si rezultat i hetimeve është arrestuar një zviceran (47) i afërm i së ndjerës. Në lidhje me krimin e dhunshëm, prokuroria publike në Baden ka hapur procedurë penale për vrasje me dashje dhe ka kërkuar në gjykatën e masave të detyrueshme që i dyshuari të mbahet në paraburgim.

I arrestuari mësohet se është bashkëshorti i shqiptares nga Kosova. Ajo punoi për një organizatë ndërkombëtare auditimi dhe konsulence dhe kishte një pozicion si mësimdhënëse në një universitet zviceran.

Rrethanat e sakta dhe sfondi i veprës janë ende të paqarta dhe janë objekt i hetimeve në vazhdim që po kryhen nga prokurori publik i Badenit dhe policia kantonale e Aargaut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U FOL PËR KRISJE RRETH TYRE/ Salvini i del në mbrojtje Melonit në “betejën” e saj me mediat: Kush merret me mamin, babin e politikanëve është…
Previous article RUSIA "NDRYSHON" KUFIJTË/ Si i ndryshon kjo rregullat e lojës?

s.autor

Postime të ngjashme

DHUNA PARA PARLAMENTIT/ 11 protestues dhe 6 efektivë paraqiten në QSUT dhe te Trauma, ja gjendja e tyre Aktualitet

DHUNA PARA PARLAMENTIT/ 11 protestues dhe 6 efektivë paraqiten në QSUT dhe te Trauma, ja gjendja e tyre

DYSHOHET SE ABUZOI SEKSUALISHT ME TË RENË/ Shpallet në kërkim 42-vjeçari në Lushnjë! Në pranga një tjetër (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE ABUZOI SEKSUALISHT ME TË RENË/ Shpallet në kërkim 42-vjeçari në Lushnjë! Në pranga një tjetër (EMRI)

PËRPLASJET MES PROTESTUSVE PARA KUVENDIT/ Shkon në tre numri i efektivëve të lënduar Aktualitet

PËRPLASJET MES PROTESTUSVE PARA KUVENDIT/ Shkon në tre numri i efektivëve të lënduar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT