jatë ditës sotme në Sarandë u gjet i djegur brenda ashensorit të një pallati ende në ndërtim, 58-vjecari Agim Proda. Ngjarja ndohdi në lagjen ”Nr.4”, ndërsa ende nuk dihen shkaqet, por paraprakisht dyshohet se ai është vetëdjegur. Mësohet se 58-vjeçari ishte vëzhgues i Federatës Shqiptare të Futbollit, ku FSHF ka shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerit.
“FSHF dhe Presidenti Armand Duka shprehin ngushëllimet e tyre më të sinqerta për ndarjen e parakohëshme nga jeta të një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë për zonën e jugut dhe jo vetëm, vëzhguesit të saj Agim Proda, njëherësh edhe ish-arbitër ndërkombëtar i FIFA-s në vitet 86-88′. Me hidhërim shumë të madh FSHF ka mësuar lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut Proda në moshën 58 vjecare. Z.Proda gjatë gjithë këtyre viteve ka kryer funksionet e vëzhguesit të ndeshjeve në garat e futbollit shqiptar. FSHF përcjëll ngushëllimet e saj për familjarët, të afërmit dhe miqtë e z.Agim Proda duke mbajtur njëherësh në kujtesë të gjatë kontributin e tij të vazhdueshëm në futbollin shqiptar”- thuhet në njoftimin e FSHF.


