• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U GJENT I VRARË NË MAKINË/ Klevis Kapllani strehoi në shtëpi pak para ekzekutimit një person të rrezikshëm të kërkuar nga policia (DETAJET)
Home
Breaking News

U GJENT I VRARË NË MAKINË/ Klevis Kapllani strehoi në shtëpi pak para ekzekutimit një person të rrezikshëm të kërkuar nga policia (DETAJET)

24 September, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pas vrasjes së Klevis Kapllanit në Rrogozhinë në 15 shtator, i cili u gjet i pajetë në makinën e tij, mund të fshihet një person i shpallur në kërkim me rekorde të theksuara kriminale, me të cilin i riu kishte lidhje të ngushta. Në këtë konkluzion ka arritur grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se grupi hetimor ka sekuestruar kamera të sigurisë pranë banesës së 33-vjeçarit dhe ka marrë në pyetje familjarë të tij.

Nga këqyrja e kamerave, ka rezultuar se në ditët e para të shtatorit në banesën e tij 33-vjeçari ka strehuar personin e rrezikshëm që vazhdon t’i fshihet drejtësisë. Ka dyshime se Kapllani mund të ketë bashkëpunuar me të kërkuarin për disa ngjarje kriminale të ndodhura në muajt e fundit në trekëndëshin Elbasan-Durrës-Rrogozhinë. Përveç strehimit Kapllani dyshohet se e ka ndihmuar edhe me transport pasi në të paktën një rast makina e autorëve të një vrasjeje në Durrës është djegur rreth 2 kilometër larg banesës së Klevis Kapllanit.

Dyshimet në lidhje me përfshirjen e 33-vjeçarit Klevis Kapllani në aktivitete kriminale në Shqipëri përveç precedentëve për trafik droge në Itali forcohen edhe më tej për faktin se 3 ditë para vrasjes ai u ka dhënë mjetin e tij ‘Audi Q7’ në përdorim personave ende të pa identifikuar me të cilët kishte rënë dakord për t’ia kthyer në datën 14 shtator. Vetëm një ditë më pas ai u gjet i ekzekutuar me breshëri plumbash në rrugën pranë shtëpisë.

Mjeti ‘Audi’ është shpallur në kërkim nga policia dhe po punohet për identifikimin e personave që e kanë në përdorim atë për të parë nëse janë të përfshirë në ngjarje. Policia beson se personi i kërkuar, që mund të ketë gisht në vrasjen e Kapllanit, e ka kthyer në mënyrë të funksionuari eliminimin e bashkëpunëtorëve të tij, për të zhdukur çdo gjurmë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUVENDI/ Balla ia thotë "copë" në sy Hajdarit: Më vjen keq të ta them si koleg, por ke mbajtur fjalën më të dobët...
Previous article KODI ZGJEDHOR/ Murrizi: Mendoni se do na e hidhni me pragun 3%, po ata që kandidojnë si deputetë të pavarur!? Bylykbashi e Gjiknuri, dakord

s.autor

Postime të ngjashme

POLICIA SHQIPTARE DHE AJO ITALIANE PATRULLOJNË SËBASHKU NË DURRËS/ Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët Aktualitet

POLICIA SHQIPTARE DHE AJO ITALIANE PATRULLOJNË SËBASHKU NË DURRËS/ Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët

ZJARR NË VARREZAT E LIBONIKUT/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit Aktualitet

ZJARR NË VARREZAT E LIBONIKUT/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit

FOTOLAJM/ Protestuesit i lënë mesazhin e fortë Ramës në Bulevard: Koha për llogaridhënie Aktualitet

FOTOLAJM/ Protestuesit i lënë mesazhin e fortë Ramës në Bulevard: Koha për llogaridhënie

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT