Vetëm 21 vjeç, nga Suedia dhe “turist” i huaj në Kosovë, Shqipëri, e do tentonte të hynte edhe në Mal të Zi.
Ky është Sebastian Vall, ndërkohë që kalonte pa asnjë “problem” pikën kufitare të Morinës, Vall nuk është pikasur se në çantë ka plot një arsenal pistoletash që mund të furnizonin pa frikë një grup terrorristësh të ISIS-it.
21 vjeçari ka menduar se i ka shpëtuar kontrollit të Policisë së Morinës, por kur ka mbërritur në Muriqan, në kufirin mes Shkodrës dhe Malit të Zi, pas inspektimeve çanta e Vall ka rënë në duart e bluve.
Pasi është arrestuar, Sebastian Vall ka deklaruar se i kishte blerë këto armë në Kosovë, dhe se kishte në plan t’i shiste në Gjermani duke i kaluar përmes kufirit Kosovë-Shqipëri-Mal i Zi.
Përveç arsenalit të pistoletave, Vall kishte patur me vete edhe disa sende të tjera për të “mbuluar” samë tepër këtë dërgesë, porositësi i të cilit nuk dihet se kush është.
Redaksia e ALPENews.al gjeti menjëherë idetitetin e plotë të të riut, i cili figuron të jetë ky person.
NJOFTIMI I POLICISË SË SHTETIT
Sekuestrohen 19 armë zjarri “Pistoletë”.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Muriqan, bënë arrestimin në flagrancë të Sebastian Vall, 21 vjeç, banues në Suedi.
Në dalje gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë, në çantën e 21-vjeçarit suedez, i cili udhëtonte si pasagjer në autobusin e linjës ‘Kosovë-Gjermani’, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 19 armë zjarri tip “pistoletë”, kalibër 7.65.
Veprimet po vijojnë nga Specialistët e Departamentit të Policisë Kriminale dhe të Policisë Shkodër për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti të trafikut të armëve.
Materialet do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale ‘Trafikimi i arme?ve dhe i municionit’.
/ALPENews.al