• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U “GËZUA” PËR FATKEQËSINË E ATHINËS/ Pedagogu sherr me qytetarët: S’jam kopuk i PD-së, më fyen dhe më bënë…
Home
Sociale

U “GËZUA” PËR FATKEQËSINË E ATHINËS/ Pedagogu sherr me qytetarët: S’jam kopuk i PD-së, më fyen dhe më bënë…

27 July, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Fill pasi tregoi mungesë solidariteti njerëzor ndaj tragjedisë në Athinë, pedagogu Ergys Mërtiri është kritikuar nga qytetarë të shumtë të cilët e kanë quajtur gjestin e tij si mjaft neveritës dhe kafshëror.

Pas reagimeve masive që pati në rrjet, aktivisti që shfaqet herë pas here pranë PD-së, u përpoq të modifikonte disa herë qëndrimin e tij duke thënë se me statusin e tij nuk donte të ngazëllehej por të thoshte se grekët janë  fqinj të këqinj dhe se kuptonte solidaritetin e shqiptarëve.

“Por edhe te thuash se solidarizohemi me greket sepse ata jane fqinjet tane, eshte pa kuptim. Po te jete per fqinjesi ata kane qene fqinje te keqinj per ne.

 Na kane marre territor, na kane vrare, persekutuar, perzene nga shtepite dhe ende nuk i pranojne krimet e tyre”, shkruante Mërtiri pas ngjarjes.

Kritikat e shumta që i kanë ardhur në rrjet, pedagogu i ka quajtur si të porositura nga Rama.

Ndërkohë, së fundmi ai ka replikuar edhe me një qytetar i cili i ka kujtuar se gjuha e përdorur është e papërshtatshme.

“Nuk bën mirë që ata që të kritikuan për qëndrimin tënd (të nxituar, të gabuar dhe në kohë të papërshtatshme fatkeqësie) i fut në thesin e “kopukëve të Ramës”. Nëse qenka kështu, po ti pse nuk je “kopuk i PD”? Gjuha që përdor nuk të nderon aspak ndërsa standardet i ke fiks si të “kopukëve” që kritikon. Mëso si të ngushëllosh thjeshtë dhe me zemër. Nuk ka shprehje ngushëllimi që vazhdon me POR, kjo POR ajo. Kushti themelor për të bërë kritikë është që të pranosh kritikë, dhe duket qartë që nuk e pranon dot. Gjithë të mirat!”, shkruan qytetari.

Nga ana tjetër Mërtiri është përgjigjur duke siguruar qytetarët se nuk është anëtar i PD-së dhe se deklaratat e tij janë shtrembëruar nga media.

“I ngaterron gjerat. 
Se pari, ata nuk jane kopuke pse jane me Ramen, por sepse shtremberojne te verteten per te lincuar kedo qe thote disa te verteta per qeverine. Pra po mundohen te mbrojne zullumet e qeverise me mjete te pista. 
Une nuk jam kopuk i PD-se, sepse se pari nuk po shtremberoj asnje te vertete dhe se dyti une nuk jam as anetar, e as percues i qendrimeve te PD-se.  Se dyti, une nuk po shkoj ne funeral qe te kerkosh standarde ngushellimi. Statusi im u drejtohej shqiptareve dhe jo grekeve.  Se treti, une jam vete kritik e debatci dhe patjeter qe e pranoj kritiken dhe debatin, por kjo qe bejne ata nuk eshte aspak kritike. Lincimi, fyerja dhe shtremberimi i te vertetes eshte sulm nen brez dhe jo kritike”, shkruan Mërtiri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJEST I MREKULLUESHËM/ Chiara dhe Fedez refuzojnë dhuratat e dasmës për një kauzë... (FOTO)
Previous article GREQI/ Një tjetër viktimë e zjarrit vdes në spitalin e Athinës, arrin në 87 numri i të vdekurve

F.autor

Postime të ngjashme

AFERA ‘5D’/ Apeli i GJKKO liron ish-drejtorin e IMT-së, Mariglen Qato Aktualitet

AFERA ‘5D’/ Apeli i GJKKO liron ish-drejtorin e IMT-së, Mariglen Qato

KËRKOJNË LIRIMIN E TË SHOQËRUARVE/ Potestuesit thirrje në kor para Policisë së Tiranës: Arrestoni Ballukun! Aktualitet

KËRKOJNË LIRIMIN E TË SHOQËRUARVE/ Potestuesit thirrje në kor para Policisë së Tiranës: Arrestoni Ballukun!

"I TËRHOQËN ZVARRË"/ Protestuesit thirrje për lirimin e të shoqëruarve: Do të rrimë këtu, edhe nëse shkelin mbi trupat tanë Aktualitet

"I TËRHOQËN ZVARRË"/ Protestuesit thirrje për lirimin e të shoqëruarve: Do të rrimë këtu, edhe nëse shkelin mbi trupat tanë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT