Rastet flagrante të dhunës ndaj taksistëve kanë treguar gjithnjë një anë “të errët” që qëndron pas, dhe lidhet shpeshherë me grupe kriminale të cilët veprojnë në qytete të ndryshme të vendit.
Rasti i sotëm, ku një taksist i licensuar në Vlorë është dhunuar dje pas një sherri në lagjen “24 maji” të qytetit jugor tregon se ka akoma për të bërë lidhur me çështjen e sigurisë por edhe të kompanive që veprojnë në tregun e taksive.
SHKAKU I RASTIT TË SOTËM
Shkak është bërë vendi i parkimit, mes tij dhe një taksisti të palicencuar, në afërsi të stacionit të trenit në Vlorë. Krenar Betaj, 44 vjeç ka marrë disa plagë në trup dhe kokë, duke marrë më pas dhe ndihmën mjekësore në spitalin rajonal të qytetit të Vlorës.
Lajmi për Taksistin e dhunuar (1) – ALPENews.al
Në sajë të rastit të fundit, redaksia e ALPENeës.al ka vendosur që sot të listojë të gjithë rastet e rrezikshme që kanë devijuar në dhunë fizike dhe në të shara.
Duhet të sqarojmë paraprakisht që në këto raste agresori ka qenë një person tjetër, dhe i dhunuari (viktima) ka qenë shoferi i taksisë.
RASTI 1
Bujar Agalliu është taksisti që humbi jetën në një aksident të rëndë rrugor, teksa ishte duke çuar një kliente në Tiranë, 23-vjeçaren Elena Avdillari, e cila mbeti gjithashtu e vdekur.
Autoritetet në Durrës kanë identifikuar drejtuesin e mjetit tip “Benz”, i cili dyshohet se shkaktoi aksidentin pranë Maminasit në autostradë, shtetasin Fatjon Zhaporja, 34 vjeç.
Zhaporja, i cili udhëtonte me një “Benz”, dyshohet se goditi nga pas taksinë, brenda së cilës ndodhej 60-vjeçari dhe pasagjerja e tij 23 vjeçe.
RASTI 2
Policia e Kavajës konfirmoi shtetasi Faik Fezgaj nga Durrësi me profesion TAKSIST, i denoncuar si i zhdukur tri ditë më parë nga familjarët, humbi jetën në mënyrë aksidentale.
Ai vdiq nga mbytja në kanalin e ujit, ku ai u gjet bashkë me mjetin e tij referuar rezultateve të autopsisë së kryer nga ekspertët mjeko-ligjorë.
Sipas ekspertëve autoteknikë të Policisë mjeti ka rrëshqitur si pasojë e shpejtësisë që ka pasur në një kthesë të rrugës.
RASTI 3
Ka qenë vetë dëshmia e taksistit 56-vjeçar dhe më tej aksidenti i ndodhur që ka zbardhur gjithçka. Gjatë orëve të vona të mbrëmjes së enjte, tre të rinjtë që janë hequr si pushues që kishin qëndruar deri vonë në lagjen nr. 13 Plazh të Durrësit, kanë PAGUAR afër Plepave një nga taksitë.
Kanë kërkuar pikërisht mjetin “Benz” metalizato, me targa DR2459E të drejtuar nga V. Gj., banues në këtë qytet, që punonte si taksist, por jo me targa të verdha. Tre të rinjtë, mes të cilëve edhe i arrestuari Marjan Gjoka, 24 vjeç, nga Laçi, i kanë kërkuar shërbim dhe koston e udhëtimit.
Pasi kanë rënë dakord për udhëtimin drejt Laçit, janë nisur. Por pikërisht, kur kanë kaluar fshatin Rashbull, një prej agresorëve, i armatosur, ka kërcënuar taksistin që të ndiqte itinerarin që do i thoshin.
RASTI 4
Një taksist i licensuar në Vlorë është dhunuar dje pas një sherri në lagjen “24 maji” të qytetit jugor. Shkak është bërë vendi i parkimit, mes tij dhe një taksisti të palicencuar, në afërsi të stacionit të trenit në Vlorë.
Krenar Betaj, 44 vjeç ka marrë disa plagë në trup dhe kokë, duke marrë më pas dhe ndihmën mjekësore në spitalin rajonal të qytetit të Vlorës.
Vetë Betaj tregon se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt dhe se taksisti i palicencuar me gjithë të birit e kanë goditur dhe futur në bagazhin e makinës.
VIDEO – FJALËT E BETAJT
/AlpeNews.al