• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U fut të shpëtonte MOTREN që martohej të dielën dhe TE FEJUAREN, momentet e frikshme që i morën jetën të riut
Home
Breaking News

U fut të shpëtonte MOTREN që martohej të dielën dhe TE FEJUAREN, momentet e frikshme që i morën jetën të riut

23 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

I riu mbytet në tentativë për të shpëtuar të fejuarën dhe motrën. 29-vjeçari Ervid Palaj nga fshati Shirq i Shkodrës humbi jetën dje në rrethana tragjike në plazhin e Velipojës.

Ngjarja ka ndodhur në Lagunën e Vilunit, ku i riu ndodhej bashkë me të fejuarën dhe motrën për të kaluar disa orë pushime në breg të detit. Ndërsa të tre ndodheshin në ujë, trazimi i detit për shkak të baticës ka bërë që dy vajzave t’u rrezikohej jeta dhe për këtë arsye i riu është përpjekur t’u japë atyre ndihmë me sa mundej.

Por, ai është gjendur në vështirësi mes dallgëve. Palaj është ndihmuar nga disa pushues të tjerë, të cilët kanë hedhur dy kamerdare duke menduar se djali do të ishte në gjendje të dilte me forcat e tij. Por, dallgët e mëdha e kanë mundur atë dhe për pasojë 29- vjeçari nuk arriti t’ia dilte dot.

Policia e Shkodrës bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, kur deti ishte me dallgë dhe i trazuar.

Pavarësisht përpjekjes së dhjetëra pushuesve për t’i ardhur në ndihmë, ka qenë e pamundur që të mbahej në jetë. Pas përpjekjes së dëshpëruar të pushuesve, pa rezultat ishte dhe ndërhyrja e mjekëve të ambulancës së Qendrës Shëndetësore të Velipojës.

Ky është rasti i dytë tragjik në pak ditë në zonën e Velipojës, ndërsa viktima e parë ishte një pushues nga Kosova.

Gjithashtu, gjatë këtij sezoni turistik ka pasur me dhjetëra raste të tjera të personave që kanë rrezikuar të mbyten në plazhin e Velipojës. Problem është mungesa e kullave për rojet bregdetare, të cilët në pjesën më të madhe të vijës bregdetare nuk janë vendosur. Nga ana tjetër, në një pjesë ku janë vendosur kullat e vrojtimit mungojnë rojet e plazhit ose dhe atje ku janë, prania e tyre nuk e ka eficiencën e duhur në shpëtimin e jetëve të mijëra pushuesve. Vdekja e të riut bëhet akoma edhe më tragjike nga fakti se motra e tij kishte planifikuar të organizonte ceremoninë dasmore të dielën e ardhshme.

Ervid Palaj kishte vetëm 6 muaj që ishte fejuar, ndërsa prej kohësh punonte në qendrën sociale në Dajç, si punonjës social. Ndërsa e fejuara e tij ka rreth 4 vite që punon në Bashkinë Shkodër, si pjesë e Drejtorisë së Shërbimeve Sociale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SEANCA E FUNDIT PARLAMENTARE/ LSI kërkon ndërprerjen, mbledhje me grupin për...
Previous article Fjalimi i fundit madhështor i Gjergj Kastriotit: Jam në prag të varrit...

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT