Mëngjesin e sotëm është ekzekutuar në Elbasan Florian Lamçe, i njohur si një person me perecedent penalë, i dënuar dy herë për plagosje.
Viktima Florian Lamçe, sakaq dyshohet si një vrasës me pagesë. Ai është vëllai i Olti Lamçes, i dënuar me 24 vjet burg, për vrasjen e Almir Canit.
Ngjarja ka ndodhur më 22 Shkurt 2012, në të cilën, pasi një debati për një punë të papaguar, ka mbetur i vdekur me armë zjarri Almir Cani, pronar i diskos “Tekila” në lagjen ku banonte.
Almir Cani, 37 vjeç, u qëllua me dy plumba pistolete rreth 1 orë pas mesnatës.
Me dt 22.02.2012 në mbrëmje viktima Almir Cani ka qenë në shtëpi dhe është marrë në telefon nga dikush, që është identifikuar si shtetasi Florian Lamçe, i cili i thotë që e priste te lokali (viktima e kishte shtëpinë sipër lokalit). Almiri ka dalë nga banesa e tij dhe ka zbritur poshtë dhe është takuar me të pandehurin Olti Lamçe.
Viktima Almir Cani është qëlluar me sende të forta në buzë dhe në kokë dhe më pas i pandehuri Olti Lamçe i cili ka patur me vete një armë zjarri pistoletë e ka qëlluar Almirin një herë në kokë duke e plagosur rëndë.
Pasi ka kryer vrasjen personi nën hetim Olti Lamçe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes ndërsa Almir Canin e kanë dërguar menjëherë në spital ku dhe ka gjetur vdekjen.