• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“U EKZEKUTUA NGA POLICIA”/ Rastet më të bujshme kur shqiptarët kanë rënë pre e gabimeve të tyre, duke përfunduar të vdekur
Home
Breaking News

“U EKZEKUTUA NGA POLICIA”/ Rastet më të bujshme kur shqiptarët kanë rënë pre e gabimeve të tyre, duke përfunduar të vdekur

4 June, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vazhdojnë të shtohen rastet e viktimave shqiptarë të të gjitha trevave të vrarë nga policia vendase dhe e shteteve të huaja, si pasojë e gabimeve të tyre dhe moszbatimit të ligjit, në shumicën e rasteve tentativë vjedhje dhe arratisje.
Rasti i fundit ishte 38-vjeçari nga Tetova që u vra në tentativë për tu arratisur.

I riu ishte arratisur shumë vite më parë nga burgu. Burimet e para nga terreni bënë me dije se Rexhepi ka qenë i armatosur dhe ka hapur zjarr drejt forcave speciale që kishin shkuar për ta arrestuar në orët e para të mëngjesit.
Policia kishte tentuar ta ndalonte edhe në vitin 2012, në 2014 si dhe në 2016 por i dënuari i arratisur nga burgu i Shtipit ia kishte dalë t’i arratisej policisë. Të dhënat jo zyrtare flasin se Rexhepi akuzohej gjithashtu edhe për një rrëmbim, gjatë viteve të tij të arratisë.
Lidhur me këtë ngjarje AlpeNews.al ju sjell rastet më të bujshme të shqipëtarëve të ekzekutuar nga Policia.

Plumb në gjoks, polici italian vret shqiptarin
Nëntor 2012

Një shtetas shqiptar është vrarë nga policia italiane. Viktima është shtetasi Marjan Qerimi, 24 vjeç, ndërsa ngjarja e rëndë ka ndodhur në Teramo. Mediat italiane shkruanin dje se i riu u ndalua nga policia në një automjet së bashku me dy persona të tjerë. Policia italiane dyshonte se makina me të cilën po lëvizte viktima ishte e vjedhur.
Pas ndalimit për kontrollin e automjetit mësohet se ka qenë një agjent i Policisë italiane që ka shtënë mbi shqiptarin, duke i shkaktuar vdekjen. Autoritetet italiane kanë thënë se policia ishte duke gjurmuar një grup shqiptarësh të dyshuar për vjedhje në Kieti, Popoli e Peskara.  Sipas Policisë, makina nuk ka ndaluar, madje ka ecur në drejtim të kundërt me sinjalin e dhënë nga forcat e rendit për më tepër se 150 metra.
Burimet nga vendi i ngjarjes kanë thënë se komandanti i grupit të policëve ka shtënë në momentin kur është menduar se makina e shqiptarëve po largohej duke iu shmangur kontrollit.

Edhe viktima ka pasur një armë me vete, por nuk u gjetën prova se ai ka tentuar ta përdorë kundër policisë. Shtetasi Marjan Qerimi, 24 vjeç, ka qenë objekt i një urdhri të Prokurorisë për të qëndruar në paraburgim më 11 korrik 2012 në lidhje me veprat penale në fushën e drogës.

Nuk ndaloi në postobllok, policia italiane vret shqiptarin

11 Nëntor 2013

Një shqiptar është vrarë nga policia italiane në Bolgara në rrugën e Paloscana, pasi nuk i ka ndaluar postobllokut. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 02:30 minuta të ditës së djeshme dhe viktimë mësohet se ka mbetur 27 vjeçari nga Shqipëria, Behxhet Bushi.
Ndërkaq dy persona të tjerë që ndodheshin me të janë larguar me vrap. Lajmi është bërë i ditur nga media italiane, të cilat kanë theksuar faktin se, viktima ka goditur me makinë edhe një polic.
L’Eco di Bergamo, shkruan se, një prej karabinierëve që ndodhej në postbllok ka bërë shenjë për të ndaluar makinën, por shqiptari në vend që të ndalonte ka shtuar shpejtësinë dhe ka përplasur në këmbë atë. Shqiptarët dyshoheshin për vjedhje.

Vritet shqiptari gjatë ndjekjes nga policia

20 Gusht 2016

Një shqiptar rreth të 40-ve humbi jetën në Itali, teksa po ndiqej nga policia. Shqiptari ishte vënë nën ndjekje për shkak të vjedhjes së një makine.

Ngjarja ndodhi në rajonin e Breshias. Shqiptari po udhëtonte me një automjet tip “Audi A8”, e cila ishte vjedhur në Kazalmaxhore (Bologna).

Shqiptari ka qëlluar katër herë me armë në drejtim të policisë, teksa dyshohej se ishte pjesë e një bande ndërkombëtare të vjedhjes së makinave. Ai u ndoq në distancë nga policia rrugore dhe karabinierët, ndërsa u gjet i vdekur në makinën luksoze.

Mediat italiane shkruajnë se plumbi i pestë e goditi shqiptarin në pjesën e mjekrës duke i shkaktuar vdekjen përpara se ambulanca të mbërrinte.

Një 32-vjeçar shqiptar është ekzekutuar prej policisë gjatë një shkëmbim zjarri në lagjen “Qeracini” të kryeqytetit grek

Ngjarje e ndodhur në 3 Nëntor 2016

Ngjarja ka ndodhur , kur policia u telefonua për një vjedhje banese në zonë. Shqiptari është qëlluar me 10 plumba, raportojnë mediat loakle.

Të gjendur nën rrethimin e policisë, grabitësit u detyruan t’i dorëzohen forcave speciale të ushtrisë “EKAM”, të cilët janë trajnuar enkas për situata të tilla. Në zonën e ngjarjes, policia thotë se njeri prej grabitësve u gjet i plagosur prej plumbave të saj. Ai u dërgua në spital, por nuk mundi t’iu shpëtojë plagëve të marra. Sipas burimeve policore, bëhet fjalë për një 32-vjeçar shqiptar, për të cilin deri tani nuk rezulton se ka qenë i implikuar në ndonjë ngjarje ose vepër penale.

Tre anëtarët e tjerë të bandës, identitetet dhe kombësia e të cilëve ende nuk dihet, u dërguan në Drejtorinë e Policisë së Atikës, ku dhe po merren në pyetje.

U qëllua nga policia, vdes në spital shqiptari i plagosur në Itali
Ngjarje e 3 Prill 2018
Ndërroi jetë në spitalin e Salernos 42-vjecari shqiptar me iniciale T.J., i cili mbeti i plagosur nga një patrullë policie gjatë një ndjekje në autostradë.
42-vjecari shqiptar së bashku me 2 persona të tjerë kishte grabitur një makinë tip ‘Fiat Croma’.
Patrulla e policisë ishte vënë nën ndjekje e tyre në autostradën e Salernos. 42-vjeçari shqiptar u godit në gjoks nga patrulla e policisë.
Dy bashkëpunëtorët e tij i shpëtuan policisë italiane dhe janë shpallur në kërkim.

U QËLLUA ME PLUMB NË KOKË/ Korab Xheta, është shqiptari që u vra nga polici italian…

25 Maj, 2018

“Nuk duhet të kishte qëlluar mbi makinën në arrati, pasi situata nuk paraqiste elementë që mund të bënin rrezik për jetën. Madje nuk kishte prova që autorët të ishin të armatosur”. Ky ka qenë konkluzioni nga Gjykata e Apelit në lidhje me rastin në fjalë për policin italian Basconi Mirco, i cili qëlloi për vdekje me një plumb në kokë një hajdut shqiptar.

Ngjarja ndodhi në shkurt të vitit 2015 në Ostra Vetere të Italisë. Pasi u shpall ‘fajtor’ për vrasjen e 24-vjeçar Korab Xheta, karabinieri italian i ishte drejtuar Gjykatës së Apelit në Ankona për rishikim të vendimit. ‘Viveresenigallia’ shkruan se polici u dënua me 1 vit burg, vendim që ai e apeloi, ndërsa gjykata kishte caktuar edhe 2 milionë euro dëmshpërblim për familjen e viktimës.

Sakaq, Basconi Mirco pretendon se ka qëlluar në gomat e makinës, siç tregohet edhe në provat balistike, por një plumb ka bërë rikoshetë dhe e ka qëlluar në kokë shqiptarin. Për disa ditë 24-vjeçari qëndroi në gjendje kome, por nuk mundi të mbijetonte.

AlpeNews.al 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Cilët janë turistët më me leverdi për shqiptarët? Ja sa shpenzojnë ata mesatarisht për pushime…
Previous article Kroacia nuk i lejon të kalojnë/ Policia qëllon ndaj furgonit me emigrantë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT