Policia arrestoi një 25-vjeçar mëngjesin e sotme, si autor të dyshuar të vrasjes së Ahmet Toskës në Fier.
Sipas informacioneve për mediat, 52-vjeçari Fatmir Hoxhaj i ka mohuar akuzat duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen.
Pas hetimeve, prokuroria dyshontë në të kaluarën e Hoxhajt, pasi ka pasur konflikte me viktimën, gjë që i ka shtyrë të mendojnë se mund të jetë autori i vrasjes. Akoma nuk dihen arsyet e një vrasjeje të tillë.
Kujtojmë se Ahmet Toska u vra me armë zjarri nga një person i maskuar me 26 tetor.
Viktima ka qenë pa precedent penal dhe nga banorët njihej si një person i qetë, punëtor dhe pa probleme. Në momentin që është vrarë, Ahmet Toska ka qenë me bashkëshorten e tij, duke e shoqëruar këtë të fundit për në punë. Më pas, shkonte në vendin e tij të punës, në një pikë karburanti. Ky ishte pothuajse itenerari që ndiqte çdo mëngjes Ahmet Toska.


