Shëngjini u trondit sot nga të shtënat me armë zjarri të raportuara në një lokal. Biznesmeni Ardian Nikulaj mbeti i vrarë pasi u qëllua me armë zjarri.
Biznesmeni i njohur Nikulaj, baba i katër fëmijëve, ka qenë kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021 në siglën e Partisë Social Demokrate. Aktualisht ishte kryetari i PSD-së dhe kandidat për anëtar të Këshillit bashkiak të Lezhës, nën logon e kësaj partie.
Si ndodhi ngjarja?
Vrasja ndodhi rreth orës 13:30 në lokalin e tij. Dyshohet se autori ka qenë i veshur me uniform shërbimi ngjyrë blu dhe jelek të verdhë fosforeshent. Ndërsa pas vrasjes autorët, pra ekzekutori dhe një tjerët janë larguar nga vendi i ngjarjes e motor.
Kohët e fundit biznesmeni ishte parë të lëvizte me makinë të blinduar.
Më herët ai kishte qenë emigrant jashtë shtetit, ku kishte punuar për shumë vite dhe pas kthimit të tij në Shqipëri, kishte investuar në zonën e Lezhës, në ndërtim dhe biznese të tjera. Më herët kishte qenë kreu i ALUINZ-it.


