Detaje te reja rreth vrasjes se Gjergj Krygjes një dite me pare ne fshatin Sume te Dukagjinit. 43-vjeçari mendohet se ka qenë i denuar ne Itali per lende narkotike dhe policia dyshon se ka më pak se një vit që autoritetet italiane e kane sjelle në Shqipëri duke e depertuar. Policia pritet t’i dërgojë një shkrese autoriteteve italiane lidhur me dosjen e Gjergj Krygjes dhe depertimin e tij.
‘BalkanWeb’ meson se po ashtu 43-vjeçari para afro 2 vitesh ka qene i shpallur ne kerkim ne Shqiperi i dyshuar si kultivues i lendeve narkotike ne zonen e Dukagjinit. Policia piste te përgjithshme ka keto çeshtje megjithate ende nuk ka indicie konkrete nese kane lidhje direkte me vrasjen e tij apo ka ndonje konflikt tjeter. Po ashtu ende nuk ka asnje informacion rreth identitetit te autoreve dhe policia po punon per identifikimin e tyre. Gjergj Krygja eshte vrare afer deres se shtepise ndersa te shtenat jane degjuar nga bashkëshortja e tij, e cila ka dale menjëherë por e ka gjetur te vdekur me kater plumba ne trup. Ai është qëlluar me automatik kallashnikov nga një largësi prej rreth 20 metër. Ndonëse u tha se autorët kishin lëvizur me një fuoristradë, pas hetimeve, rezultoi se mjeti nuk ka lidhje me ngjarjen.
Mendohet se autoret e vrasjes e kane ruajtur viktimën dhe sapo e kane pare te vetem e kane qelluar ndersa mendohet se kane levizur ne kembe dhe jo me makine. Familjaret fillimisht kane kerkuar helikopter duke menduar se kishte mbetur i plagosur rende por ne pak minuta ka ndërruar jete ne vendngjarje. Policia eshte nisur serish sot drejt vendit te ngjarjes per te gjetur gëzhojat e katër plumbave me te cilet është qelluar si dhe prova te tjera duke qene se nje dite me pare ka qene tejet e veshtire per shkak te kushteve atmosferike me reshje te dendura shiu. Familjaret kane deklaruar se ata nuk e kane idene perse ka ndodhur kjo vrasje dhe jane shprehur se ne dijeninë e tyre viktima nuk ka patur ndonje konflikt me kend. Gjergj Krygja kishte shkuar me familjen per te mbledhur prodhimet e dimrit ne Dukagjin sepse shtëpinë ku jeton e ka ne fshatin Shtoj te njesise Rrethina bashkia Shkoder.
Policia vijon punen per zbardhjen e plote te kesaj ngjarje dhe identifikimin dhe gjetjen e autoreve.


