40 vjeçari Hekuran Billa mbeti i vrarë pak ditë më parë në një atentat mafioz të Komuna e Parisit, teksa po parkonte para një qendre tregtare në zonë dhe po priste të motrën.
Pista kryesore e hetuesve ishte vrasja për hakmarrje dhe deri tani janë arrestuar për ngjarjen e rëndë dy persona, Viktor Marku, vëllai i Prel Markut që Hekuran (Herland) Billa vrau në vitin 2006 në Angli dhe Sebastiano Mali, nip i Prel dhe Viktor Markut.
Ende pa përfunduar hetimet për atentatin dhe pa u vërtetuar nga organi i akuzës se autorët e vrasjes së Hekuran Billës janë vëllai dhe nipi i Prel Markut, familjarët e 40 vjeçarit Billa po mendojnë për hakmarrje. Nipi i tij, ka shpërndarë në rrjetin social “Snapchat” fotot e dajës, Hekuran Billës, dhe premton hakmarrje për të.
“Revenge for you daja”, shkruan ai, që e përkthyer në shqip do të thotë “hakmarrje për ty daja”. Këtë shkrim personi në fjalë e shoqëron me një foto të viktimës në bagazhin e një mjeti luksoz Range Rover.
Foto i është dërguar JOQ nga një person që ndjek në rrjetin social nipin e Hekuran (Herland) Billës dhe thotë se ai shpërndan shpesh foto të dajës dhe premton hakmarrje. “Pershendetje JOQ! Personi qe e ka postuar kete foton eshte nipi i Hekuran Billes. Ka postuar dhe shume foto te tjera qe thote hakmarrje per dajen”, thuhet në mesazh.



