• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U EKZEKUTUA ME BRESHËRI KALLASHNIKOVI PRANË BANESËS/ Kush e tradhtoi Gentjan Bejtjan?
Home
Breaking News

U EKZEKUTUA ME BRESHËRI KALLASHNIKOVI PRANË BANESËS/ Kush e tradhtoi Gentjan Bejtjan?

15 March, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gentjan Bejtjaj, një emër i njohur i botës së krimit në zonën e Fushë Krujës u ekzekutua pasditen e sotme me breshëri plumbash automatiku në afërsi të banesës së tij.

Prej atentatit të vitit të shkuar, Bejtjaj nuk kishte qëndruar në banesë, por dyshohet se fshihej në zonën e Lezhës derisa ditën ka vendosur të rikthehet. Ai ka hyrë nga pjesa e pasme e banesës, një tentativë kjo për të shmangur një atentat të mundshëm, por ka qenë pikërisht ky moment kur autorët i kanë zënë pritë dhe e kanë qëlluar me breshëri plumbash.

Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje për News 24, tha se ka dyshime të forta që Bejtja mund të jetë tradhtuar nga persona të afërt me të, për sa kohë vrasësit e kanë ditur me saktësi se kur do të kthehej në banesë dhe për pasojë kanë vendosur ta eliminojnë.

Duke qenë një person i dyshuar për një sërë ngjarjesh kriminale, por asnjëherë i dënuar për shkak të mungesës së provave. Për këtë arsye, para hetuesve ka shumë pista hetimore, çka vështirëson përpjekjet për zbardhjen e krimit.

I konsideruar si një personazh kontrovers, Gentjan Bejtja u përfshi në përplasje të forta me vëllezërit Valter dhe Durim Bami që pas zhdukjes së Enver Stafukës në vitin 2015, i cili kishte zbardhur shumë ngjarje kriminale.

Ndërkohë, Bejtja është dyshuar si i përfshirë edhe në atentatin ndaj Marklen Hakës në vitin 2019, ku mbeti e vdekur halla e tij. Edhe me Hakën, Bejtja ka pasur përplasje të forta.

Gjithashtu, ka pasur dyshime të forta edhe për përfshirjen e tij në vrasjen e biznesmenit të kromit, Iliaz Çalit, me të cilin kishte marrëdhënie miqësore dhe ka qenë ndër të fundit që ka biseduar me të para se të vritet rreth dy vite më parë.

Ndërkaq, Bejtja është skeduar edhe për masakrën e mbikalimit të Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj dhe dy shokë të tij. Ndaj, një nga pistat kryesore e vrasjes është motive hakmarrje për shkak të përplasjeve mes grupeve kriminale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RAMA NË VLORË/ Prezanton Vangjel Tavon si prefektin e ri të qarkut
Previous article ATENTAT ME ARMË ZJARRI NË SHKODËR/ Shënjestra shpëton mrekullisht, autori arratiset me biçikletë

s.autor

Postime të ngjashme

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

E PËSON KEQ/ Tentoi t’i fusë një të paraburgosuri drogë, pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë së Burgjeve në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Tentoi t’i fusë një të paraburgosuri drogë, pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë së Burgjeve në Durrës

"KËTA GJAKPRISHUR VIJOJNË ME..."/ Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj Breaking News

"KËTA GJAKPRISHUR VIJOJNË ME..."/ Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT