• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U EKZEKUTUA MBRËMË ME SILENCIATOR NË TIRANË/ Anglia e dënoi përjetë, misteri si u lirua Hekuran Billa në Shqipëri (DETAJET)
Home
Breaking News

U EKZEKUTUA MBRËMË ME SILENCIATOR NË TIRANË/ Anglia e dënoi përjetë, misteri si u lirua Hekuran Billa në Shqipëri (DETAJET)

12 June, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ekzekutimi me një armë MP5 me silenciator i Hekuran Billës alias Herland Bilali ka sjellë nxjerrjen në dritë të një rasti të dënuar me burgim të përjetshëm, por që çuditërisht Billa shëtiste i lirë dhe me BMWX6, në Shqipëri.

Një skandal i radhës i drejtësisë shqiptare, ku edhe pse kemi një person të dënuar me burgim të përjetshëm askush nga policia nuk merr asnjë përpjekje për arrestimin e tij. Të paktën në dokumentacionin që kemi arritur të zbulojmë deri në këtë momente, rezulton se Billa ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj 22 vjeçarit Prel Marku dhe plagosjen e rëndë të Musa Rrahmanit dhe një personi tjetër.

Ngjarja ka ndodhur në “Park Royal” të Londrës më 14 tetor 2006 dhe në vitin 2008, Hekuran Billa është dënuar nga gjykata e Kurorës Snaresbook, Angli me burgim të përjetshëm. Dënimi i tij është dhënë në mungesë, ndërsa në nëntor të 2007 Billa ishte arrestuar në Shqipëri, por mbeten të paqarta shkaqet e lirimit të tij nga qelia. Kjo mbase lirimi ka ardhur edhe si pasojë e mospasjes së një marrëveshje ekstradimi mes shtetit Shqiptar dhe Anglisë, për të ekstraduar personat në kërkim.

Por ky dënim anglez ka mbërritur në Shqipëri, ku gjyqtari Altin Abdiu në 13 maj 2014 ka vendosur të njohë dënimin me burgim të përjetshëm që Hekuran Billa kishte marrë në Angli. Ndërsa në 20 korrik 2016 gjyqtari Lefter Jahaj, ka vendosur të ndryshojë vendimin e gjykatës së Tiranës për njohjen e burgut përjetshëm dhe dënimin e tij përfundimisht me 25 vite burgim. Në vendimin e tij gjykata thotë se Hekuran Billa duhet të vuajë dënimin nga dita e arrestimit në Shqipëri 15 nëntor 2007.

Mirëpo nga kjo periudhë e deri më sot, Billa edhe sikur të ketë qëndruar në qeli ka vuajtur gati 15 vite burgim, duke bërë që atij i kishin ngelur dhe 10 vite burgim për të vuajtur. Por mesa duket uljet e dënimit të dhëna nga gjykata e Krujës, kanë ndikuar që ai të lirohet para kohe. Por lirimi nga qelia, ka çuar drejt ekzekutimit Hekuran Billën, i cili mbeti i vrarë me disa plumba në zonën e “komunës së Parisit” në Tiranë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U KAP ME KANABIS DHE FISHEKË LUFTARAKË NË VLORË/ Arrestohet 29- vjeçari në banesë. Në 2016 qëlloi me armë… (EMRI)
Previous article INVESTIMI NË SISTEMIN MATËS/ OSSH po instalon rreth 120 mijë pajisje të reja “smart”

s.autor

Postime të ngjashme

PARASHIKIMI I MOTIT/ E diela me temperatura të larta, temperaturat ngjiten deri në 39°C! Ja qytetet ku pritet të jetë më nxehtë Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ E diela me temperatura të larta, temperaturat ngjiten deri në 39°C! Ja qytetet ku pritet të jetë më nxehtë

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës Aktualitet

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT