Gjykata e Posaçme Antikorrupsion la në fuqi masën e sigurisë ‘arrest në burg’ që kishte vendosur në mungesë ndaj Ado Xhika alias Ado Cërriku alias Elkier Cërriku, ndaj Ervis Dakës dhe Maksim Koçit, të cilët u ekstraduan pak ditë më parë nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt vendit tonë.
Ervis Daka dhe Maksim Koçi dyshohen se kanë kryer veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal.


