• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U EKSTRADUA NGA GJERMANIA/ Kush është “kapoja” i “Bandës së Vakëfit”, si i tërhoqi zvarrë me tela…
Home
Breaking News

U EKSTRADUA NGA GJERMANIA/ Kush është “kapoja” i “Bandës së Vakëfit”, si i tërhoqi zvarrë me tela…

8 August, 2019 Lubjana.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ditën e sotme u ekstradua nga Gjermania, 56-vjeçari Byniamin Hajro, anëtar i bandës famëkeqe të “Vakëfit”.

Të gjithë në Berat e njohin si një prej njerëzve më mizorë të viteve 1997-2000, koha kur bandat dolën haptazi.

Hajro i njohur edhe si Bujo Çami, ishte kreu i grupit të “Bandës së Vakëfit”, ku bënin pjesë edhe Kudret Zhuka, Kastriot Frashëri dhe Gazmend Hoxha.

Këta persona akuzohen për vrasjen makabre të dy anëtarëve të bandës kundërshtare Eduart Pema, 25 vjeç dhe Arjan Avdullai, 18 vjeç.

Më 2 qershor të vitit 1997, 4 anëtarët e bandës më të keqe në Berat rrëmbyen, torturuan Pemën dhe Avdullain.

Një ditë pas rrëmbimit ata i tërhoqën zvarrë dy viktimat në rrugët e qytetit që të terrorizonin edhe qytetarët, me dëshmitarë të shumtë dhe më pas i dogjën të gjallë dhe i lanë në rrugë.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për hakmarrje në lagjen “Kushtrimi”, ndërsa ka qenë dëshmia e vëllait të Eduart Pemës ajo që ka hedhur dritë ngjarjes.

DËSHMIA E BLEDAR (RONALDO) PEMA, VËLLAI I VIKTIMËS:

Vjen nga lagjja ‘Vakëf’ një makinë veturë e tipit ‘Benz’, ngjyrë e bardhë, me targa Berati, numrat nuk i kam të fiksuar. Makina ndaloi para këmbëve tona. Prej saj zbresin 4 persona, që arrita t’i njihja. Ishin: Byniamin Hajro, banor i lagjes ‘Kushtrim’, Kudret Zhuka, banor i lagjes ‘Kushtrim’, Kastriot Frashëri, banor i lagjes ‘Kushtrim’ dhe Gazmend Hoxha, banor i lagjes ‘Kushtrim’. Të gjithë personat, kur zbritën nga makina në duar mbanin automatikë kallash. Makinën e drejtonte Byniamin Hajro. Këta persona afrohen drejt nesh me automatikë në duar. Sa mbërrin aty Byniamin Hajro së bashku me Kudret Zhukën, i thonë Eduartit ‘futu në makinë’. Ai nuk kundërshtoi, por u fut në makinë menjëherë, u ul në sediljen mbrapa mes Gazmend Hoxhës dhe Kastriot Frashërit. Makina iku në drejtim të shtëpisë së Byniamin Hajros. Unë nuk reagova pasi në atë kohë isha vetëm 13 vjeç dhe personat ishin të armatosur. Shkova në shtëpi. Aty gjeta mamanë, Hamiten, babain, Novruzin, dy vëllezërit, Sokol dhe Haxhi Pema. U thashë se Eduartin e morën nën kërcënimin e automatikëve Byniamin Hajro, Kudret Zhuka, Kastriot Frashëri dhe Gazment Hoxha. Familjarët u shqetësuan, por duke pasur parasysh me kë kishin të bënin, nuk bënë asnjë veprim konkret. Më pas, unë, pasi pashë se nuk po vinte vëllai, u nisa për të shkuar drejt shtëpisë së Byniamin Hajros. Ora ka qenë rreth 17:30 e datës 2 qershor 1997 dhe pashë te garazhi i Byniaminit vëllain tim Eduartin të lidhur me tel me gjemba me duar mbrapa, të shtrirë në tokë dhe që katër personat e morën dhe e qëllonin me qytë automatiku. Garazhi ishte i hapur, qepeni ishte i ngritur lart. U tregova familjarëve për atë që kisha parë. Ata u shqetësuan dhe thane që ‘nuk kemi çfarë t’u bëjmë atyre se ata të vrasin’. Policia nuk funksiononte. Të nesërmen u ngrita në orën gjashtë të mëngjesit, shkova te garazhi i Byniaminit për të parë nëse ishte vëllai aty apo jo. Dera e garazhit ishte e hapur, brenda tij pashë Bynaimin Hajron, Kudret Zhukën, Kastriot Frashërin dhe Gazment Hoxhën. Të shtrirë në dyshemenë e garazhit të lidhur me tela me gjemba pashë vëllain tim Eduartin dhe Arjan Avdullain. Katër personat, Bynaimin Hajro, Kudret Zhuke, Kastriot Frashëri dhe Gazment Hoxha lidhën me një tel te ganxha e rimorkimit nga mbrapa të një makine ‘Golf’ me ngjyrë si gri me targa Berati, numrat nuk i mbaj mend, dy trupat e Eduart Pemës dhe Arjan Avdullajt. Mbasi i lidhën, katër personat hipën në makinë, si shofer hipi Gazmend Hoxha, në sediljen e parë si pasagjer u ul Kastriot Frashëri, ndërsa Kudret Zhuka dhe Byniamin Hajro hipën në sediljen e pasme. Ndezën makinën dhe u nisën drejt sheshit të lagjes ‘Vakëf’, dy kufomat i tërhoqën zvarrë nëpër rrugën e lagjes që të çon në sheshin ‘Vakëf’. Unë nuk iu ndava nga mbrapa makinës që i tërhiqte zvarrë deri te sheshi. Aty makina ndaloi, zbritën prej saj Byniamin Hajro, Kudret Zhuka, Kastriot Frashëri dhe Gazment Hoxha, të gjithë me automatikë në dorë. Kastriot Frashëri dhe Gazmend Hoxha shkuan dhe zgjidhën telin te ganxha e makinës. Mbasi i zgjidhën telin këta të dy hapën derën e bagazhit të makinës e nxorën prej saj një shishe qelqi, me sa kam të fiksuar, mund të ketë qenë njëkilëshe, dhe me lëngun që kishte ajo spërkatën dy trupat e Eduartit dhe të Arjanit. Mbas spërkatjes, Kastriot Frashëri dhe Gazmend Hoxha iu vunë flakën. Trupat morën flakë dhe në këtë moment Arjan Avdullaji u ngrit në këmbë dhe filloi t’i shante Byniamin Hajron, Kudret Zhukën, Kastriot Frashërin dhe Gazment Hoxhën. Në këtë kohë Gazmend Hoxha gjuajti me automatik me breshëri drejt Arjan Avdullajt dhe e la të vrarë në vend. Mbasi bënë këtë veprim Byniamin Hajro, Kudret Zhuka, Kastriot Frashëri dhe Gazment Hoxha u larguan. Kufomat e të dyve vazhduan të digjen. Unë në këtë kohë shkova në shtëpi dhe u thashë pjesëtarëve të familjes për ngjarjen që kishte ndodhur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJETI KULETË PLOT ME PARA/ Ja veprimi i shqiptarit, "surprizohet" nga pronarja
Previous article ZJARR NË TEPELENË/ Lokalit i vihet FLAKA gjatë natës, ja për çfarë dyshohet

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Protestuesja kërkon anulimin e ligjit për investitorët strategjikë dhe Paketës së Maleve Aktualitet

"ZVËRNECI"/ Protestuesja kërkon anulimin e ligjit për investitorët strategjikë dhe Paketës së Maleve

"REVOLUCION"/ Qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin! Nis marshimi drejt Kryeministrisë Aktualitet

"REVOLUCION"/ Qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin! Nis marshimi drejt Kryeministrisë

"INVESTITORËT ME DOKUMENTACION PËR PRONËN"/ Rama: Prona është shitur dhe e kanë pronarë të tjerë Aktualitet

"INVESTITORËT ME DOKUMENTACION PËR PRONËN"/ Rama: Prona është shitur dhe e kanë pronarë të tjerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT