Zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Vlorë.
Nënë e bir kanë humbur jetën rreth orës 4:20 minuta të mëngjesit të sotëm, si pasojë e një zjarri.
Por hetimet kanë zbuluar detaje të reja.
Selkie dhe Novruz Hoxhallari, dyshohet se fillimisht janë vrarë dhe më pas i është vënë flaka banesës.
Burimet policore thotë se nënë e bir kanë shenja dhune të shumta. Gruaja e moshuar ka shenja në qafë ndërsa i biri ka të qara në kokë.
***
Si pasojë e zjarrit që shkrumboi një banesë në lagjen “1 Maji” kanë humbur jetën nënë e bir, Selkie dhe Novruz Hoxhallari, Gazetari Enrik Mehmeti raporton për BalkanWeb se në trupin e viktimave janë gjetur shenja dhune. Nëna është gjetur me shenja dhune në qafë, ndërsa djali me shenja në kokë.
Pritet që dy viktimave t’u bëhet një ekspertizë më e thelluar mjeko-ligjore.
I afërmi i tyre pak më herët i kontaktuar nga News24 dhe BalkanWeb ka treguar tmerrin pas ngjarjes tragjike.
“I gjetëm dy trupat e karbonizuar, në trupin e Novruzit u gjet edhe një cigare. Të qarat e fëmijës larguan nënën e të miturin nga banesa” është shprehur ai.
Nga dyshimet e para thuhet se banesa u përfshi nga flakët për shkak të kontaktit të rënë nga rrjedhja e bombolës me sobën me dru.


