• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
U DIAGNOSTIKUA ME KANCER/ Kate Middleton mund të mos kthehet më kurrë në rolet e saj publike
Home
Jetë

U DIAGNOSTIKUA ME KANCER/ Kate Middleton mund të mos kthehet më kurrë në rolet e saj publike

21 August, 2024 s.autor Jetë

Viti 2024 nuk ka qenë aspak i lehtë për princeshën Kate, sidomos pasi ajo zbuloi diagnozën e sëmundjes së kancerit në muajin mars.

Teksa burime shumë pranë familjes mbretërore thonë se princesha e Uellsit po e përballon shumë mirë trajtimin e kimioterapisë kundër kancerit, sërish këto muaj kanë qenë më të vështirët në jetën e Kate dhe William.

Sipas një burimi pranë “Radar Online”, Kate Middleton mund të mos kthehet kurrë më në rolet e saj publike pranë familjes mbretërore. Madje, po i njëjti burim u shpreh se ajo po e “rivlerëson” rolin e saj në sasisë e detyrave dhe angazhimeve me kohë të plotë, pikërisht prej faktit që është pjesë e familjes mbretërore.

Gazeta citoi gjithashtu gazetarin Dan Wootton, i cili u shpreh se: “Kate vazhdon të jetë e sëmurë, por ajo është e vetëdijshme për rolin e saj, ndërsa prioritetet kanë ndryshuar dukshëm që pas sëmundjes.”

Duket se Kate ka nisur të reduktojë daljet në sytë e publikut dhe me shumë mundësi ajo do të rikthehet me orar të reduktuar në disa nga angazhimet më të rëndësishme.

Teksa roli i Kate mund të ndryshojë pas diagnozës së kancerit, ajo është ende pjesë qendrore e familjes mbretërore. Duke folur për revistën “OK!”, gazetarja e njohur e BBC-së, Jennie Bond foli për të ardhmen e saj si mbretëreshë, për të cilën thuhet se Kate është gati. “Unë mendoj se duhet të jesh shumë e fortë për të mbijetuar në familjen mbretërore, pasi ka në sistem hierarkik gati frikësues,” tha ajo.

Sipas Bond, princesha Kate ka besim tek vetja si mbretëresha e ardhshme e Anglisë dhe gjithçka tjetër që do të sjellë ky rol për të

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET E FUNDT/ Plagosi Florenc Kostën pasi kishte lidhje me gruan e tij, vetëdorëzohet në polici Erjon Goxhara
Previous article E FRIKSHME/ Shpërthen në flakë makina në aksin Velipojë-Shkodër

s.autor

Postime të ngjashme

SKENA FILMI NË PLAZHIN E SIÇILISË/ Çanta me 700,000 euro del në breg, pushuesit mbushin xhepat Jetë

SKENA FILMI NË PLAZHIN E SIÇILISË/ Çanta me 700,000 euro del në breg, pushuesit mbushin xhepat

HORROR NË FRANCË/ Pesë foshnja të porsalindura gjenden të pajeta brenda banesës së një çifti Jetë

HORROR NË FRANCË/ Pesë foshnja të porsalindura gjenden të pajeta brenda banesës së një çifti

SI NË NJË FILM AVENTURASH/ Po ecte në pyll dhe gjeti një shpatë 2,700-vjeçare të ngulur drejt në tokë Jetë

SI NË NJË FILM AVENTURASH/ Po ecte në pyll dhe gjeti një shpatë 2,700-vjeçare të ngulur drejt në tokë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT